Hoxha nga Shkupi: Xhamitë duhet shndërruar në vatra të shqiptarizmit

Picture of INA
INA

13/11/2023

Zekerija Idrizi

Në jetën time më së shumti mëninë ua kam pasur atyre myslimanëve që me të dalë në pension bëheshin “më katolikë se Papa”! Siç thuhet edhe në atë proverbin françez: “Edhe djalli kur të plaket dëshiron të bëhet engjëll-profet”.
Ata për çdo ditë, pas lutjeve fetare, frekuentonin një kafe-çajtore turke që gjendej në afërsi të xhamisë. Ata harronin se edhe aty servohej alkooli dhe interpretoheshin këngë turke. Një ditë u thash: “Më mirë është të shkoni në klubin e shqiptarëve, se sa të qëndroni në atë kafene turke. Mos u bëni, pash Zotin, “tyrkbilmezë”! Në klubin tonë, të paktën, takohesh me vëllezërit e një gjaku, kuvendon me ta shqiptarçe për fatet e Atëdheut dhe ke mundësinë të përcjellësh lajmet shqip”.
Por, dorën në zemër, në këtë kontekst më së shumti fajin ua zë disa hoxhallarëve shkurtpamës e konservativë, të cilët besimtarëve u predikojnë dofarë dokrrash fetare të llojit “binladenian”! Në vërejtjen time se për çfarë arsye nuk frekuenton klubin e shqiptarëve, një koleg imi, imam xhamie në një qytet në jug të Gjermanisë, m’u përgjigj me prepotencë: “Jo, jo, nuk vjen në shprehje! Shyqyr Zotit që këmba ime nuk ka shkelur kurrë aty!” Atëherë thash vetëmevete: “O Zot, po në ç’deregje skëterrore e shpiejnë popullin tonë “mulla çarçafë të këtillë?!”
S’duhet të heqim kurrë nga mendja faktin historik që hoxhallarët më famëmëdhenj nga periudha e Rilindjes Kombëtare, të cilët kaluan jetë mërgimtari në Stamboll, si Hoxhë Hasan Tahsini, Imer ef. Prizreni, Mulla Kadri Prishtina, Haxhi Zeka, Hoxhë Rexhep Voka i Shipkovicës etj., pas kryerjes së ritualeve fetare pjesën më të madhe të kohës ata e kalonin në Klubin shqiptar, respektivisht në Shoqërinë patriotike të Stambollit. Aty ata kuvenduan dhe shkruan shqip për fatet e Shqipërisë etnike.
Mandej kudo që të vesh xhamive të turqëve ata t’i nxjerrin sytë me flamujt dhe stemat e tyre kombëtare, të varura gjithandej mureve të zyrave të tyre. Ata, përveç xhamive të shumta, kanë edhe qindra shoqata, shkolla e klube të tyret kombëtare. Po ngjashëm janë të organizuar edhe fqinjët tanë sllavo-ortodoksë: serbët, malazezët, maqedonasit, bullgarët dhe grekët. Thjesht në të gjitha liturgjitë e tyre religjioze kishtare prioritare është çështja e tyre kombëtare.
Detyrë e shenjtë e shqiptarit është që mbi të gjitha të ruaj dhe të kultivojë traditat sublime kombëtare, duke shndërruar kështu xhaminë në vatër të të gjithë shqiptarëve, pa kurrfarë dallimesh. Ose, thënë ndryshe, ne duhet medoemos në xhamitë tona të fusim frymën hoxhëtahsiniane e vehbidibrane; në teqetë tona të fusim frymën shehmaliane (të Seh Hilmi Maliqit nga Rahoveci, i teqesë Melami-tarikati i Melamive, i cili ishte një patriot i madh, sheh i shkolluar, myderiz medreseje dhe arsimtar shkolle njëkohësisht); në kishat katolike shqiptare të fusim frymën fishtiane a gjeqoviane; ndërkaq në ato ortodokse të fusim frymën noliane e papakristonegoviane! ……..
(Fragment nga libri im “Veprimtaria universale e imamit në kurbet”, Zekerija Idrizi , Shkup, 2018)

TË FUNDIT
21 orë
“Assesi të zgjidhet mungesa me tekstet shkollore”
24 orë
Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit (VIDEO)
1 ditë
Shqipëria , vendi ku vajzat janë të nxehta si llava!! Shkrimi që tronditi shtetin komunist në 1988
2 ditë
Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë
6 ditë
Janevska konfirmon raportin mbi shkeljet dhe parregullsitë në UT

ME TE LEXUARA

1 ditë
Shqipëria , vendi ku vajzat janë të nxehta si llava!! Shkrimi që tronditi shtetin komunist në 1988
24 orë
Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit (VIDEO)
21 orë
“Assesi të zgjidhet mungesa me tekstet shkollore”

LEXO MË SHUMË

libra-libri

“Assesi të zgjidhet mungesa me tekstet shkollore”

nagip tashi

Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit (VIDEO)

Shqiperia-komunizmi

Shqipëria , vendi ku vajzat janë të nxehta si llava!! Shkrimi që tronditi shtetin komunist në 1988

Universiteti Oksford

Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë

universiteti-i-tetoves-UT

Janevska konfirmon raportin mbi shkeljet dhe parregullsitë në UT

Nobel_Kimi-780x470

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi

moran shkolla

Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

Shkolla Vizbeg

Nënshkruhet granti evropian, rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike diellore

vdekje-lajm-vdiq

Ndërroi jetë akademiku Tahir Emra, një nga piktorët më të shquar të Kosovës (FOTO)

INFO

NA NDIQ