Hoxha: Oferta për koalicione jo duke bërë show përmes ekraneve televizive, por komunikim të drejtpërdrejtë

0

Dje në media doli lajmi se Ziadin Sela ka kushtëzuar Lëvizjen BESA që me patjetër koalicion të ketë edhe me Alternativën e Gashit ose përndryshe ASH do del e vetme në zgjedhjet e 12 prillit. Sipas burimeve të portalit TS mësohet se Sela pa asnjë argument kërkon që Alternativën ta fusë në bllokun opozitar, edhe pse ajo është parti e pushtetit dhe ky insistim i Seles nënkupton se ASH-së më shumë i intereson te nxjerr fajtor Lëvizjen BESA për mosbashkëpunimin opozitar duke imponuar Alternativen por duke mohuar kyçjen e PDSH në këtë koalicion. Agjencia e Lajmeve Zhurnal sot ka kontaktuar Lëvizjen Besa për të mësuar se çfarë nënkupton kushtëzimi i Aleancës për Shqiptarët, gjegjësisht të kreut të kësaj partie Ziad Sela. Sekretari Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, në një prononcim për Agjencinë Zhurnal, tha se nga ngjarjet tragjike që ndodhën në Shqipëri nuk kanë patur prioritet të bisedojmë në organet e partisë për çështje të kombinimeve politike. “Ne si parti ende nuk kemi marrë asnjë ofertë për ndonjë koalicion parazgjedhor. Kemi qenë të fokusuar në organizimin e 5 vjetorit të partisë, masandej ndodhën edhe ngjarjet tragjike në Shqipëri dhe aspak nuk kemi patur prioritet të bisedojmë në organet e partisë për çështje të kombinimeve politike. Sipas tij, se nëse dikush bën oferta për koalicione mesiguri që rruga që duhet ndjekur është komunikimi i drejtpërdrejtë dhe jo duke bërë show televiziv përmes ekraneve televizive. “Nëse dikush bën oferta për koalicione mesiguri që rruga që duhet ndjekur është komunikimi i drejtpërdrejtë dhe jo duke bërë show televiziv përmes ekraneve televizive. Ne e ripërsërisim edhe njëherë qendrimin partiak se jemi për një koalicion parimor opozitar pasi që jemi të bindur se ky opcion është fitues kundrejt BDI-së dhe partive tjera shqiptare që janë në qeveri bashkë me BDI.”, shprehet për zhurnal Arjanit Hoxha.