Hoxha realizon takim me prodhuesit e grurit

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha sot në ambientet e MBPEU-së ka realizuar takim me përfaqësuesit e Federatës së Fermerëve – prodhuesit e grurit, ku kanë diskutuar për korrjen aktuale dhe blerjen e grurit, lëvizjen e çmimeve dhe çmimin e ulët të blerjes së grurit, përcjell Zhurnal.mk.

“Së bashku kemi rënë dakord që edhe një takim tjetër është i nevojshëm, i cili do të mbahet javën e ardhshme, në një përbërje më të zgjeruar dhe për të cilin, përveç prodhuesve të ftuar do të jenë edhe blerësit e grurit, përfaqësuesit e Rezervave të shtetit, përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Ministrisë së Ekonomisë, ku do të diskutojmë temë të përbashkët për koston e prodhimit të grurit, si dhe çmimin e blerjes së grurit për këtë vit”, thekson Hoxha.