Hoxha: Të jesh bujk është nder, nuk është e lehtë por megjithatë ja vlen

Bujqit nuk janë vetëm në luftën e tyre për plasman, profit, modernizim, zhvillim dhe avancim të prodhimtarisë, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sonte në Manastir.

Në manifestimin “Zgjedhim më të suksesshmit në sferën e bujqësisë”, ministri Hoxha theksoi se Qeveria është gjithmonë këtu të krijojë masa, të intervenojë kur nuk ecën, të ndihmojë kur nuk mundeni vetë.

“Të jesh bujk domethënë të jesh i guximshëm, këmbëngulës, i vlefshëm, i palodhur, i përkushtuar dhe i durueshëm. Të jesh bujq domethënë nder t’i kesh të gjitha këto veçori të vendosura me dashuri për profesionin dhe kujdesin për natyrën. Të jesh bujk nuk është e lehtë, por megjithatë ja vlen. Ja vlen sepse prodhimi i ushqimit është profesioni më fisnik, sepse ushqimi domethënë jetë. Për fat të keq, jeta ndaloi vitin e kaluar për shkak të Kovid-19, por prodhimtaria bujqësore nuk ndaloi aspak. Natyra nuk mund të presë, bujqit duhej t’i vazhdonin aktivitetet e tyre të rregullta pavarësisht kushteve të shkaktuara nga situata e jashtëzakonshme. U përballëm me shumë sfida dhe ne si institucion, por edhe ju si prodhues, por megjithatë luftuam. Ecnim, hap pas hapi dhe i tejkaluam të gjitha sfidat”, theksoi ministri Hoxha.

Në solemnitetin në Manastir, ministri përkujtoi se MBPEU ka intervenuar gjatë blerjes së rrushit dhe duhanit, dhe se janë realizuar gati të gjitha masat e programit për zhvillim rural dhe mbështetje financiare.

“Nga masa grua rurale, 250 gra morën grant, gjithashtu 265 fermerë të rinj morën grant, 540 fermerë nënshkruan kontrata për furnizimin e traktorëve, 25 prodhues të orizit nënshkruan kontrata për furnizimin e makinës për vjeljen e orizit, 6.1 miliardë denarë u paguan për subvencione , është shpallur thirrja e fundit publike nga IPARD-2, dhe vitin e ardhshëm do të shpallim IPARD-3”, theksoi Hoxha.

Në manifestimin “Zgjedhim më të suksesshmit në sferën e bujqësisë” shpërblime u ishin ndarë menaxherëve të institucioneve nacionale dhe lokale dhe institucioneve, ndërsa mirënjohje morën edhe më të suksesshmit, bujq, kultivues frutash, kopshtar, vreshtar, fermerë, kultivues bletësh, kultivues duhani, një grua fermerë dhe një fermer i ri.