Hoxhë Hasan Tahsini– Atdhetar i Rrallë July 12, 2018 586 0

0

Hoxhë Hasan Tahsini (1811-1881) lindi në Ninat të Sarandës, Shqipëri dhe ishte një rilindës, shkencëtar i pashembullt, dijetar erudit, filozof e matematikan, shqiptar.

Erudit i shkallës botërore e pishtar ndezës i Rilindjes Kombëtare… Hoxhë Tahsini ishte mësues i Abdyl, Naim e Sami Frashërit; i Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit dhe Daniel Oparakut.

Ngriti shoqërinë e dijetarëve apo shkencëtarëve shqiptarë në Stamboll… një Akademi Shkencash e shqiptarëve – edhe pse në dhe të huaj. Ai u bë shkëndija e parë duke ushqyer me forcë idenë e Pavarësisë së Shqipërisë

Është një nga figurat më të shquara të kombit shqiptar; një prej shkencëtarëve më të mëdhenj të epokës, me përmasë botërore, në Perandorinë Osmane; dhe, në mos qoftë më i rëndësishmi historinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Turqi, është patjetër te ata pak të mëdhenj që e çuan para atë.

Njohës i thellë dhe hulumtues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore; vëzhgues i dukurive mbi gjithësinë e Universin, ai la shumë ide, mendime e madje edhe shpikje të cila tregonin përmasën e tij të madhe. Shpirtmirë si pakkush dhe atdhetar i rrallë…

« Hoxha Tahsini nga pikëpamja e shqiptarizmës munt të konsiderohet si mjeshtëri i Sami Beut, Ismail Qemalit, Vasa Pashës, Daniel Oparakut e disa të tjerëve, të cilët kanë marrë pjesë në fillimin e lëvizjes kulturore shqiptëtare më 1879 në Stamboll.
Krijimi i shkronjave shqipe është rrahur gjër’ e gjatë në bisedat e Hoxha Tahsinit me këta dishepujt e tijë.

Të gjithë ishin në një mëndje për të shpikur 36 shkronja me të zëshmet e të pazëshmet që dijmë gjithë; por Hoxha ish i mëndjes që shkronjat shqipe të kishin një formë të posaçme; natyrisht kjo formë e këshilluarë prej Hoxhës nuk’ u shëmbëllente as shkronjave arabe as llatine.»

(shënim: donte të tregonte se sa i veçantë ishte populli i tij) Mehdi Frashëri, “Hoxha Tahsini”, në, Minerva, shtator-tetor (23-28), Tiranë: Shtypshkronja “Tirana”, 1934.

Komentet

komentet