Hrushovi dhe rrëfenjat e tij në Korçë

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/03/2023

shkruan Bardhyl Berberi

Edhe pse kanë kaluar 56 vjet nga vizita e Hrushovit në qytetin e Korçës nga Maji i vitit 1959 ende në Korçë ruhen shumë kujtime nga ajo vizitë dhe nga udhëheqsit e tjerë të lartë të kampit socialist rrëfenjat për Hrushovin dhe shakatë dhe kapriçot e tij mbahen mënd nga të gjithë brezi i asaj kohe të cilat nuk janë thënë zyrtarisht.

E veçanta e kësaj vizite në Korçë është se Hrushovi erdhi në qytetin e serenatave me avion TU 114 Me të cilin ai udhëtoj sëbshku me suitën e tij.
Në paraditen e datës 25 Maji 1959 Korça kishte veshur petkun e festës e zbukuruar si asnjëherë tjetër .Në orën 10 avioni ulet në fushën e aviacionit të Korçës tek cepi i saj në drejtim me rrugën e Ersekës .Sapo hapet dera e avionit Hrushovi me një kapele në dorë përshëndet mijra qytetarë dhe nxënës shkollash që kishin dalë për t`pritur .Më pas del nga avioni edhe Enver Hoxha dhe sapo u ulën në pistë mes brohoritjeve të shumta Enveri e përqafon edhe një herë fort Hrushovin në mes të njerzëve të pranishëm.

Duket këtë gjest ai e bëri për të shuar ato pëshpëritje që qakullonin nën zë se me Bashkimin Sovjetik kishte filluar një ftohje e madhe. Pasi u hipën zimave të zinj Hrushovi dhe Enveri u nisën në drejtim të qendrës së qytetit atje ku sot është monumenti i “Ushtari të panjohur” dhe në mes të një entuziazmi të papërshkruare mori fjalën e tij edhe Hrushovi .Hrushovi e nisi fjalën e tij krejt në mënyrë të Veçantë duke iu drejtuar sheshit.

Ju thashë këtyre, ai bëri me gisht nga përkëthyesi,- të ma përkëthejnë këtë parrullën e madhe këtu përballë “Lufta për bukën është lufta për socializmin “Ju theksoi Hrushovi nuk e keni problem bukën dhe përpjekja juaj nuk duhet të përqëndrohet tek buka por tek këto kodra dhe male ju duhet të zhvilloni blegtorinë ndërsa në fusha duhet t`ë mbillni perime .Ju keni zënë shumë toka me grurë anembanë Shqipërisë iu drejtua Hrushovi Enverit sepse më shumë hanë minjtë grurë në magazinat e Bashkimit Sovjetik se sa i duhet Shqipërisë grurë për bukë .Ju duhet të zhvilloni industrinë e lehtë dhe kryesisht atë ushqimore .Ndërkohë që drejtoj gishtin nga Mali Ivan duhet të vendosen rraketa dhe armatime për t`u mbrojtur nga armiqtë e socializmit …

Enveri qëndronte kokë ulur dhe shpesh e rrotullonte kokën gjithë bezdi nga këto këshilla që vetëm pak kohë më von ai pas prishjes me Bashkimin Sovjetik do t`i quante si plane tinzare të cilat kishin si qëllim që të gjunjëzonin socializmin në Shqipëri.

Rreth orës 13 të drekës Hrushovi nën shoqërimin e Enverit dhe Mehmet Shehut nisen për në Bulgarec për të vizituar kooperativën Bujqësore të cilët priten nga kryetari i kooperativës së asaj kohe Gjine Riza edhe këtu dha të njëjtat këshilla të hiqet dra nga prodhimi i grurit port ë zhvillohet blegtoria pemtaria dhe perimet duke theksuar se ju keni një mik të madh Bashkimin Sovjetik që natyrish nuk ju le të vuani për bukë …

E veçantë ishte në këtë vizitë se sëbshku me Hrushovin kishte ardhur në Shqipëri edhe shkencëtari dhe konstruktori me famë botërore Tupolev i cili kishte prodhuar çajkën e re reactive e cila doli për herë të parë jashtë Bashkimit Sovjetik gjatë udhëtimit të Hrushovit në Shqipëri kujton konstruktori ka qëndruar sëbashku me Hrushovin gajtë gjithë vizitës .Më pas konstruktori i famshëm ka dhënë edhe një konferencë për shtyp me ushtrakë të lartë .

Hitleri dhe Duçja në katin e parë, Hrushovi drekon në katin e dytë

Në shtëpinë e kulturës ku ndodhe aktualisht u organizua një drekë me gica të pjekur por aty tregon profesori i letërsisë Vaso Samsuri pak minuta para se të fillonte dreka ndodhi një incident i rëndë me një officer të lartë të sigurimit të shtetit .Para se të futej Hrushovi në sallën e pallatit të kulturës oficerët e lartë filluan të kontrollojnë bodrumet e pallatit të kulturës ku ndodhej e gjithë rekujzita e shfaqeve që jepte Estrada dhe teatri i Korçës .Sapo një puntor hap derën e katit të Poshtëm një portret i madh i Hitlerit pak më tutje Duçja pak më tutje një flamur Amerikan .C`bëhet kështu klithi oficeri i lartë i sigurimit .Punonjsi i pallatit i thotë se këto janë për shfaqe por a i di qeveria lart këto që mbani ju këtu .Po sigurish i përgjigjet puntori i skenës .Më pas vjen edhe drejtori i pallatit të kulturës dhe më shumë vështirsi e sqaruan oficerin e lartë të sigurimit megjithatë ai pyeti eprorët lart që këto vërtet janë për shfaqe por sikur nuk shkon si mund të rrijë Hitleri dhe Duçja në katin e parë ndërsa Hrushovi dhe Enveri në katin e dytë hante gica të pjekur .Por koha ishte e shkurtër dhe nuk mund të lëvizeshin rekujzitat kështu që Hrushovi e “hëngri drekën me Enverin në katin e dytë dhe nën shoqërinë e Hitlerit dhe Duçes në katin e parë të pallatit të kulturës .

Vajza korçare e kap “mat” Hrushovin në vallëzim

Pasi u shplodh tek vila qeveritare disa orë u organizua një mbrëmje vallzimi ku ishin ftuar vajzat më të bukura nga Korça dhe Pogradeci .Një vajzë korçare e cila edhe pse kanë kaluar dekada kërkon të ngelet anonime shkon dhe e merr Hrushovin në një vallzim .Vajza ishte e re e bukur dhe kishte një gjoks shumë të zhvilluar .Gjatë vallzimit Hrushovi që nuk hiqte dorë nga shakatë e tij i thotë vajzës rusisht .Ju këtej nga Shqipëria qënkeni mirë me planin e qumshtit dhe i bën shenjë me kokë për gjoksin e saj por vajza korçare shumë shpejt me një rusishte të pastër (athere vetëm gjuha ruse bëhej 4 orë në javë në shkollë që në klasën e pestë deri sa mbaroje Universitetit ) me një buzëqeshje ia këthen përgjigjen Hrushovit : Ndërsa ju shoku Nikita qënkeni mbrapa me planin e leshit dhe i bëri shenjë për nga koka e tij tullë .Hrushovi e shijoj shakanë dhe vazhdoj gjatë gjithë vallzimit të qeshi me zë të lartë …

Aeroporti sot po kthehet në një shesh plerash

Nga fshati Lumalas deri tek rruga e ku këthehesh për në Voskopojë në një plate të gjelbër që kalon dhjetra hektarë shtrihet aeroporti i Korçës .Në vitin 1996 aty erdhën trupat e NATOS duke sjellë makineri të rënda dhe filloj puna për të bërë një aeroport modern por vetëm pas pak ditësh ata ndërprenë punimet dhe larguan makinerit projekti kishte ndryshuar .Në rrëmujat e vitin 1997 banorët e fshatit Lumalas u lëshuan dhe e ndanë aeroportin në parcela duke e rrethuar secili tokën e tij por pas pakmuajsh vjen policia ndërtimore dhe i largon gardhet edhe pronarët por aeroporti ngeli si mall pazot .Kur kalon në krahun e djathtë pak km para se të hysh në Korçë aeroporti në vend që të presi avionët ai pret mbeturian dhe çdo ditë që kalon po merr pamjen e një fushe plehrash .Kush e ka aeroportin e Korçës dhe kush duhet të kudeset për të ! fshatrët e Lumalasit thonë se e ka qyteti i Korçës dhe ai varet prej andej .Kështu nesër do të thuhet na ishte një aeroport ,Na janë ulur aty shumë burra shtetit tani na shkarkohen mbeturinat.

TË FUNDIT

Përfundoi biseda telefonike Trump-Putin. Ja çka u morën vesh

Çfarë ndodhi me “Instagram”-in e Eglit? Brenda tre ditësh ajo humb…

EC për tragjedinë në Koçan: Nuk është aksident, por një krim i ndërtuar nga korrupsioni

Pas 3 vitesh, hetimet për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ende të papërfunduara

Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin!

Sara dhe Driloni arratisen së bashku në këtë vend

ME TE LEXUARA

1
Përfundoi biseda telefonike Trump-Putin. Ja çka u morën vesh
1
Çfarë ndodhi me “Instagram”-in e Eglit? Brenda tre ditësh ajo humb…
1
EC për tragjedinë në Koçan: Nuk është aksident, por një krim i ndërtuar nga korrupsioni
1
Pas 3 vitesh, hetimet për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ende të papërfunduara
1
Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin!

LEXO MË SHUMË

Përfundoi biseda telefonike Trump-Putin. Ja çka u morën vesh

Çfarë ndodhi me “Instagram”-in e Eglit? Brenda tre ditësh ajo humb…

EC për tragjedinë në Koçan: Nuk është aksident, por një krim i ndërtuar nga korrupsioni

Pas 3 vitesh, hetimet për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ende të papërfunduara

Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin!

Sara dhe Driloni arratisen së bashku në këtë vend