Huliganët e Rumanisë bojkotojnë ndeshjen ndaj Kosovës, arsyetimi i tyre është qesharak

ina-online
ina-online

11 Shtator, 2023

Kombëtarja e Kosovës do të luajë nesër (e martë) në udhëtim ndaj Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Përballja ndaj “Dardanëve” është rikthyer sërish në temë kryesore në Rumani, siç kishte ndodhur edhe pas hedhjes së shortit për grupet kualifikuese, që vendosën të dy shtetet në Grupin I.

Një grup huliganësh në Rumani, i quajtur “Honor et Patria”, ka njoftuar se do ta bojkotojë këtë ndeshje. Arsyetimi i tyre është qesharak, pasi ata nuk e njohin shtetin e Kosovës, si dhe sipas tyre, kjo ndeshje nuk duhej të ndodhte asnjëherë.

“Duke respektuar vendimin të marrë në fillim të kualifikimeve për të bojkotuar dy ndeshjet me të ashtuquajturën ‘kombëtare’ të Kosovës, të martën ne nuk do të jemi në stadium. Megjithatë, ne duam t’u bëjmë thirrje shikuesve që do të jenë në stadium. Mbështetni grupet që do të jenë të pranishme në pohimin e së vërtetës edhe nëse kjo nuk i shkon për shtat mafisë së UEFA-s: për Rumaninë, Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe kjo ndeshje ‘ndërkombëtare’ nuk do të duhej të ndodhte kurrë”, thuhet në njoftimin e këtij grupi në “Facebook”

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azem azemi karate

Azem Azemi, medaljen e artë ja kushtoj gjyshes sime të ndjerë

Jurgen Klopp

Goli i anuluar i Diazit, vjen deklarata zyrtare e Liverpullit

kombetarja fitore shqiperi

Çka thonë bastet, Çekët favoritë ndaj Shqipërisë

decici

Deçiqi gjunjëzon Buduçnostin! Skuadra shqiptare lider në Kampionatin e Malit të Zi

Lewandovski levandovski

Lewandowski, i dëshiruari nga klubet arabe

Armend Destani

Reagon kryetari i KF Bashkimi nga Kumanova, Armend Destani për incidentin ndaj Sasës, ka një kërkesë për Komisionin Disiplinor (VIDEO)

klubi karate kumanove bashkimi

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

INFO

NA NDIQ