Hulusi Asipi jep dorëheqje nga Lëvizja Besa në Kumanovë Copy

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

31/01/2022

Anëtarësimi në radhët e Lëvizjes Besa të Fatmir Limanit ka shkaktuar një uragan dorëheqje nga radhët e kësaj partie.

Sot dorëheqjen e radhës e deponoi me anë të një statusi në rrjetin social në facebook, Hulusi Asipi:

Të nderuar miq!

Përfshirja ime aktive në proceset politike për herë të parë filloi në zgjedhjet parlamentare 2016 me Lëvizjen Besa. Pasi nga Besa u nda nji grup (tani AAA) vazhdova me ringritjen e strukturave të LB në degën e Kumanovës derisa arritëm të kemi struktura dhe aktivistë në gjitha lagjet dhe vendbanimet shqiptare. Për të qenë i sinqertë deri në fund, pranova të jem kandidat për këshilltar komunal në zgjedjet e fundit. Kjo rezultoi të kemi nji rezultat të kënaqshëm. Gjithë këto i kam bërë duke qenë i bindur se jam duke e bërë gjënë e duhur për të ardhmen e popullit dhe rinisë tonë.

Te LB e kisha parë atë grupim që më ngjallte shpresë se mund të bënim atë që nuk ishte bërë në politikbërjen e deritanishme. Që sadopak të kontribojmë në krijimin e kushteve që rinia jonë duke mos pasur shpresë mos tia mësyjë ikjes nga vendlindja. Të vendosim një frymë të re në politikbërje ku vendimet të merren me konsultim, ku nuk do të ketë padrejtësi por meritokracia të jetë kriter në përzgjedhje. Ku zyrtari do të jetë profesionist, i drejtë, i ndershëm dhe i pakorruptueshëm. Ashtu edhe ishte në fillim. Debatet ndonjëherë zgjatnin me orë por secili shprehte mendimin e vet dhe vendimi merrej me shumicë votash. Kur u anashkaluam nga blloku opozitar shqiptar, për t’i çuar proceset përpara pranuam të bëjmë nji presedan në politikbërjen e deritanishme, ku për herë të parë një parti shqiptare bën koalicion parazgjedhor me një parti maqedone me qëllim të vazhdohet diskursi euroatlantik i RMV. Ashtu edhe ndodhi dhe ne u bëmë pjesë e qeverisë. Në qeveri nuk shkonte aq lehtë sa pritnim po në fund arrihej deri te e duhura.

Me ardhjen në pushtet e pastaj rreth zgjedhjeve lokale e sidomos pas zgjedhjeve, për kohë të shkurtë ndodhën disa lëvizje kontraverze nga një pjesë e kryesisë (së ngushtë). U bënë ndryshime rrënjësore të qëndrimeve me vendimin e vetëm një grupi të vogël të kreut të LB. Ne tjerët si anëtarë të kryesisë qendrore dhe kuvendit qendror merrnim vesh nga rrjetet sociale e ndonjëherë edhe nga anëtarë të subjekteve tjera. Edhe pse shprehëm paknaqësitë tona, kjo nuk u morr fare parasysh.

Nga gjithë kjo dhe nga arsye tjera, duke qenë në pamundësi të kryej detyrën time për atë çka besoj unë se duhet një zyrtar i lartë partiak të bëjë, me keqardhje më duhet t ju lajmëroj se më nuk do të jem pjesë e karavanit të Lëvizjes Besa. Aktivitetin tim si këshilltar komunal do ta vazhdoj si i pavarur duke qëndruar besnik deri në fund premtimeve parazgjedhore, dhe atyre që më kanë dhënë përkrahjen nê këto zgjedhje. Me respektin më të madh.

I juaji Hulus Asipi

TË FUNDIT
43 minuta
Rrufeja godet aeroplanin Cyrih-Shkup
50 minuta
Analisti kosovar i'a përplas në fytyrë Haradinajt: Edhe baballarët e gjyshërit tanë sikur Kurti ishin në burgjet serbe, a me thënë të gjithë janë rekrutu?!
56 minuta
28 baza ushtarake e 20 të xhandarmërisë serbe, jo shumë larg kufirit me Kosovën, ja kush alarmon
59 minuta
Serbia ka blerë vota për të votuar kundër Rezolutës për Srebrenicës
2 orë
LSDM më 30 qershor do të zgjedh kryetarin e ri

ME TE LEXUARA

11 orë
Bogoev: Jam i aftë për të qenë lider i LSDM-së
6 orë
ZNAM në Qeveri me VMRO-DPMNE-në, ja cilat ministri do t’i marrë
14 orë
Angellovska-Bezhoska: Megjithë goditjet, stabiliteti i monedhës vendase ruhet dhe rezervat devizore janë më të larta për 40%
4 orë
Deputeti Hisen Berisha prish aleancat serbo-arabe dhe rikthen Kosovën në qendër të vëmendjes
11 orë
Aksident në Kratovë, ndërrojnë jetë dy persona
6 orë
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës
14 orë
Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës
3 orë
Ibrahimi: BDI të shkojë në opozitë, të mendojë dhe të reflektojë

LEXO MË SHUMË

mjegull-aeroport aeroplan avion

Rrufeja godet aeroplanin Cyrih-Shkup

raci haradinaj

Analisti kosovar i’a përplas në fytyrë Haradinajt: Edhe baballarët e gjyshërit tanë sikur Kurti ishin në burgjet serbe, a me thënë të gjithë janë rekrutu?!

kufiri ushtria serbe

28 baza ushtarake e 20 të xhandarmërisë serbe, jo shumë larg kufirit me Kosovën, ja kush alarmon

vucic okb

Serbia ka blerë vota për të votuar kundër Rezolutës për Srebrenicës

LSDM SDSM

LSDM më 30 qershor do të zgjedh kryetarin e ri

zeqirija ibrahimi zeka

Ibrahimi: BDI të shkojë në opozitë, të mendojë dhe të reflektojë

hisen berisha

Deputeti Hisen Berisha prish aleancat serbo-arabe dhe rikthen Kosovën në qendër të vëmendjes

lsdm koalicioni

Seancë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryesinë e re

Gordana Siljanovska Davkova

Siljanovska: E respektoj Marrëveshjen e Prespës, deklaratën e kam nënshkruar me emrin aktual kushtetues

INFO

NA NDIQ