Humb jetën adoleshenti shqiptar në Londër

0

Një 18-vjeçar shqiptar, Daniel Bytyci, ka humbur jetën në Londër dy javë pasi u qëllua me mjet prerës nga dy djem duke luajtur në Montesole Playing Fields, të mërkurën e 26 gushtit. Pas incidentit ai u dërgua me urgjencë në spital, por pas 15 ditësh përpjekje për të mbijetuar, nuk ia ka dalë dot. Dy djem 15-vjeçarë, të cilët nuk mund të përmenden për arsye ligjore, janë akuzuar në lidhje me sulmin. Ata do të shfaqen në Old Bailey të hënën.

Inspektorja detektive Claire Hine, e cila po udhëheq hetimin e ngjarjes, tha:

Unë do t’i bëja thirrje cilitdo që ishte në Montesole Playing Fields atë mbrëmje dhe që pa këtë incident, ose ngjarjet që çuan deri aty, të kontaktojë me autoritetet. Ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivin e ngjarjes, nuk ka asgjë për të sugjeruar se ajo ka lidhje me ndonjë grup.

Dy të rinj, të moshës 22 dhe 24, të cilët gjithashtu u vunë në pranga si të dyshuar, janë liruar me kusht deri në një datë më vonë këtë muaj.