Një tjetër zhgënjim për Al-Nassr, i cili pasi pa triumfin e Al-Hilal në elitën e futbollit saudit, u dorëzua sërish në aktin e fundit të Kupës së Mbretit. Një humbje e dhimbshme për skuadrën e drejtuar nga Luis Castro, e mundur me penallti nga Koulibaly dhe shokët e tij, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë.
Një epilog i hidhur, që shkaktoi reagimin e Cristiano Ronaldos, i pangushëllueshëm në fund të një ndeshjeje ku skuadra e tij luajti me epërsi numerike gjatë kohës shtesë. Barazi absolute në fund të kohës së rregullt, fiksuar nga goli i Mitrovic për të kaluar Al-Hilal në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë dhe nga goli i barazimit të Yahya pak minuta para fishkëllimës së fundit.
Cristiano Ronaldo ishte veçanërisht i rrezikshëm me një goditje super, e ngjashme me atë të famshmem e Juventus-Real Madrid më 2018. Për fatin e tij të keq, këtë herë topi goditi shtyllën, me portierin Bounou të mposhtur.
Tre kartonë të kuq u tundën nga arbitri argjentinas Herrera. I pari që u ndëshkua ishte portieri i Al-Nassr, ish-lojtari i Napolit, Ospina, fajtor se kishte prekur topin me duar jashtë zonës (ishte zhvilluar një orë lojë).