Humbja e Kombëtares, Zhupa: Ndryshimi i skemës gafë, Edi Reja duhet të largohet

Eduart Zhupa në emisionin “Ora Sport” në RTV ORA është shprehur se duhet ndryshuar trajneri i kombëtares.

Sakaq ai komentoi dhe ndeshjen e mbrëmshme të Shqipërisë në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit me Izraelin.

Sipas Zhupës ndryshimi i skemës në një ndeshje finale ishte një gafë.

Eduart Zhupa: Unë mendoj që duhet ndryshuar stafi. Ka mbarur cikli, duhet ndryshuar trajneri. Duhet të ikë. Deri këtu ta falenderojmë. E dyta pastaj nuk mund të bëhet një gafë që të luhet në 30 a 40 ndeshje me një sistem dhe pastaj në një ndeshje finale për të dalë në vend të parë ndryshohet sistemi dhe prap ndryshohet sistemi brenda 45 minutave. Ai është me një emër të madh por për ato 90 minuta nuk besonj se e ka lexuar mirë.