Hummels i kthehet Nagelsmann: Bëri gabim që më la jashtë EURO 2024

Picture of ina-online
ina-online

30/05/2024

Mats Hummels e ka rritur pjacën e paraqitjeve në javët e fundit. Ai demonstroi nivel të klasit botëror kundrejt PSG-së, duke u shpallur me meritë dy herë si lojtari i ndeshjes.

Por ky komponent nuk dha asnjë ndikim te trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann.

Mbrojtësi 35-vjeçar ka shpërthyer në deklaratën e fundit, shkak është bërë neglizhenca e Julianit në përpilimin e listës. Ky ishte reagimi i mbrojtësit veteran.

“Mungesa e ftesës nga trajneri Nagelsman më ka dhembur dhe ende më djeg. Jam përpjekur të jem në formën time më të mirë dhe besoj se ia kam dalë. Por jo çdo gjë varet nga unë. Nagelsmann më mori në telefon dhe më lajmëroi shkurtimisht se nuk do të isha pjesë e listës për në Europian.

As dy minuta nuk zgjati. Ai më përmendi moshën si arsyen kryesore dhe zëvendësimi me emra të rinj, shto planin taktik. Kishim rënë dakord më herët mbi gatishmërinë për të qëndruar edhe si zgjedhje e 5-të në prapavijë, por do të gjendesha në ekip. Por ja që nuk rezultoi kështu. Kjo është e gjitha.

Dëshiroja shumë të isha prezent në Kampionatin Europian të fundit me kombëtaren përpara tifozëve, megjithëse suksesi në Champions do ta zbusë disi këtë plagë’, përfundoi Humels.

E ardhmja e Mats te verdhezinjtë është ende e paqartë, nëse ai do të rinovojë edhe për një tjetër sezon në “Signal Iduna Park, do të varë këpucët në gozhdë apo do të transferohet në një ekip tjetër.

Aventura e Humelsit ka qenë e lidhur mes Mynihut dhe Dortmundit, aty ku suksesi më i rëndësishëm me “Pancerat” është Botërori “Brazil 2014”.

TË FUNDIT
3 orë
Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu
5 orë
Vijimi i “Euro 2024”/ Zvicra kundërshtare e mundshme e Italisë, ose...
5 orë
Zlatko Daliç, optimist për kualifikimin: “Jemi gati për të mundur Italinë”...
5 orë
Messi sot e ka ditëlindjen, i mbush 36 vjet
5 orë
Ronaldo: Në vend të parë, krenar për këtë ekip!

ME TE LEXUARA

23 orë
Kozniku: Shqipëria mund ta mposhtë Spanjën
5 orë
Messi sot e ka ditëlindjen, i mbush 36 vjet
21 orë
UEFA merr vendim për Dakun, e dënon rëndë, ai nuk luan nesër kundër Spanjës
5 orë
Zlatko Daliç, optimist për kualifikimin: “Jemi gati për të mundur Italinë”...
17 orë
Zvicra dhe Gjermania luftojnë për vendin e parë, formacionet zyrtare
5 orë
Vijimi i “Euro 2024”/ Zvicra kundërshtare e mundshme e Italisë, ose...
15 orë
Zvicra i shënon gjermanëve, mbyllet pjesa e parë
3 orë
Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu
14 orë
Rezultat që nuk i konvenon Shqipërisë, Hungaria e mposht në fund Skocinë

LEXO MË SHUMË

berat gjimshiti

Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu

zvicra

Vijimi i “Euro 2024”/ Zvicra kundërshtare e mundshme e Italisë, ose…

zlatko dalic

Zlatko Daliç, optimist për kualifikimin: “Jemi gati për të mundur Italinë”…

messi

Messi sot e ka ditëlindjen, i mbush 36 vjet

Ronaldo

Ronaldo: Në vend të parë, krenar për këtë ekip!

kroacia futboll

Kroaci–Itali luhet për gjithçka

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

xhaka zvicer

Granit Xhaka, lojtari më i mirë i ndeshjes Gjermani – Zvicër nga UEFA

spaleti

Plani i Spalletit:​Italiani më i mirë kundër Shqipërisë mbetet në stol ndaj Kroacisë

INFO

NA NDIQ