Hungaria e lejon Finlandën në NATO, por jo Suedinë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Mars, 2023

Parlamenti i Hungarisë votoi sot një ligj që miraton hyrjen e Finlandës në NATO, pasi aplikimi i saj për anëtarësim u pranua nga të 30 anëtarët e aleancës.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, por procesi u bllokua nga Turqia dhe Hungaria.

Edhe pse kërkesa finlandeze tashmë është pranuar, ajo suedeze është ende pezull në parlamentin hungarez. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha javën e kaluar se parlamenti turk do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës, por se kërkesa e Suedisë do të mbetet.

Nuk dihet se kur parlamenti hungarez do të votojë për anëtarësimin e Suedisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka kërkuar me këmbëngulje Turqisë dhe Hungarisë që të ratifikojnë të dyja anëtarësimet. Nuk dihet ende se kur parlamenti hungarez do të votojë për anëtarësimin e Suedisë.

Partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orbán ka njoftuar se do të mbështesë ratifikimin, por javën e kaluar ligjvënësi i Fidesz, Csaba Hende tha se Suedia do të duhet ende të bëjë më shumë për të adresuar shqetësimet e disa prej kolegëve të tij parlamentarë.

Procesi i ratifikimit të Hungarisë është bllokuar në parlament që nga korriku, dhe në shkurt Orbán akuzoi Finlandën dhe Suedinë për përhapjen e “gënjeshtrave të plota” për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Hungari.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kremlin-putin

Rusët “po hanë kokat e njëri-tjetrit”, mësohet plani për rrëzimin e tij

zaporizhzhia-centrali-ukraine-berthamor-1

Rusia nis sulme të pazakonta ajrore gjatë ditës në Kiev

kiev-naten

Kievi zmbraps një tjetër valë të sulmeve ajrore ruse

rusia

Rusia vendos një senator amerikan në listën e të kërkuarve

Erdogan Kilicdaroglu

Erdogan fiton përballë Kılıçdaroglu, numërohen mbi 98 % e votave

Erdogan Kilicdaroglu

Turqia zgjedh mes Erdoganit dhe Kilicdaroglut – gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet presidenciale

shtepia erdogan

Nga kjo banesë nisi ngritja e Erdogan/ Gara presidenciale drejt finishit

Erdogan Kilicdaroglu

Të dielën përballja Erdogan vs Kiliçdaroglu

llukashenko

Lukashenko: Rusia ka filluar të lëvizë armët bërthamore në Bjellorusi

INFO

NA NDIQ