Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është pranuar sot nga Komiteti i Ministrave të Këshillit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se Këshilli i Ministrave përmbylli fazën e parë për anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare.
Por jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës për rrugën drejtë Këshillit të Evropës.
Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka treguar se Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës. Pra prej shteteve që e kanë njohur Kosovën kundër ishte Hungaria që drejtohet nga Viktor Orban.
Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina, ndërsa nuk ka votuar fare Armenia.