Hungaria shtyn sërish votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15 Mars, 2023

Hungaria pritet të shtyjë prapë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO.Mediat hungareze publikuan më 14 mars një letër të zëvendëskryeministrit Zsolt Semjen, i cili kërkoi që seanca parlamentare e planifikuar që të mbahej më 20 mars, të shtyhet për një javë.Si arsye, Semjen përmendi negociatat me degën ekzekutive të Bashkimit Evropian lidhur me shkeljet e supozuara të Budapestit në kërkesat e bllokut për sundim t ligjit.

Më 2 mars, Hungaria ka shtyrë këtë votim, i cili parashihej të ndodhte në fillim të muajit.Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të vendeve nordike në aleancën ushtarake.Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia në maj të vitit 2022 vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO.

Deri më tani, Turqia ka refuzuar që të ratifikojë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës, duke u paraqitur këtyre shteteve disa kushte. Ankaraja kundërshton kryesisht pranimin e Suedisë, pasi thot se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste.Por, së fundmi Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dollar

Sekuestrohen 1 miliard dollarë fallso në Turqi, zbulohet destinacioni i tyre

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Ngrihet aktakuzë ndaj Trumpit: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë

F619FD7F-187D-4446-9EDD-7BDAC06F8167

Aksident hekurudhor në Turqi, mbi 20 të plagosur

ukraina-1

Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas

pentagon

Pentagoni: Njoftimet e mediave për stacionin e spiunazhit të Kinës në Kubë, ‘jo të sakta’

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Ish presidenti amerikan, Donald Trump paditet lidhur me rastin e dokumenteve të klasifikuara

GRURI

​Miliona tonë të korra të humbura pas shpërthimit të digës së Kakhovkas në Ukrainë

azil

Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

zelensky-1

Zelensky viziton rajonin e Khersonit pas goditjes nga përmbytjet

INFO

NA NDIQ