Ditën e sotme, 17 tetor, do të mbahet seanca plenare e cila u shty javën e kaluar për shkak të vizitës së Erdogan në Tiranë.
Teksa opozita ka paralajmëruar kaos dhe mosbindje civile, duket se garda ka marrë masat.
Hyrja e Parlamentit të Shqipërisë është bllokuar me gardh metalik, ndërsa një numër i shtuar efektivësh janë në gatishmëri, për të parandaluar çdo incident të mundshëm që vjen nga deputetët opozitarë.