Hyrje-daljet tek Dheu i Bardhë të paqarta dhe të ndaluara, rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në kufirin Kosovë-Serbi

0

Në Kosovë nga sot ka hy në fuqi faza e tretë e lehtësimit të masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia tha se shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve të Kosovës, por të gjithë personat obligohen t’iu nënshtrohen kontrollave mjekësore në kufi dhe t’i zbatojnë masat kundër Covid-19.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF’ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19, transmeton Titulli.com.

Po ashtu të njëjtit duhet të posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 RT PCR, jo më i vjetër se katër ditë, dhe pastaj nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit, përndryshe sipas njoftimit ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

“Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistëtshëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar; Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Qendra për Menaxhim Kufitar njofton se pikat kufitare të cilat do të hapen janë si në vijim: Merdarë, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.

Redaksia e Titulli.com gjate ditës ka kontaktuar me disa individë që kanë tentuar të kalojnë kufirin në Kosovë dhe disa që kanë hyrë brenda territorit të Kosovës.

Një person i tha redaksisë se sot ka kaluar përmes vendkalimit tek Dheu i Bardhë por pa dhënë detaje se a ka pasur testin COVID 19 e bërë në serbi apo i është nënshtruar kontrolleve mjekësore në kufi.

Ndërsa një person tjetër tha për redaksinë e Titulli.com se ka tentuar të kalojë tek vendkalimi Dheu i Bardhë por është refuzuar nga ana Kosovare.

Edhe pse zyrtarisht Kosova sot ka hapur kufijtë tokësorë sipas rregullave të përcaktuara me Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi akoma janë të paqarta mënyrat e kalimit tek Dheu u Bardhë dhe Merdare./Titulli.com