Hysaj: Jam i lumtur për golin, por edhe mbi të gjitha për fitoren

0

Elseid Hysaj ka gjetur golin e parë me fanellën e Kombëtares Shqiptare, në fitoren 4:2 ndaj Islandës, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, transmeton Shenja. Pas përfundimit të takimit Hysaj nuk i ka fshehur emocionet jo vetëm për golin e shënuar, por edhe për fitoren e “Kuqezinjve”. “Akoma nuk po e besoj që kam shënuar dhe isha shumë i gëzuar në ato momente. Jam i lumtur për golin, por edhe mbi të gjitha për fitoren”, ka deklaruar Hysaj.