Hysaj në ankand, sa pak e ndajnë nga Kryeqyteti Evropian

0

Elseid Hysaj është ndër futbollistët më të lakuar në tregun e transferimeve. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare duket se i ka ditët e numëruara te Napoli dhe shumë klube kanë nisur të bëjnë ofensivën e fundit drejt tij.

Në një situatë të tillë është edhe gjiganti spanjoll, Atletico Madrid, e cila është vënë në kërkim të futbollistëve me tipare mbrojtëse. Oferta e tyre varion nga 18 deri në 20 milionë euro, vetëm 5 milionë më pak se sa ajo e kërkuar nga Napoli.

Gjithsesi, ky nuk do të ishte një problem për Atleticon, që synon të firmos me sa më shumë mbrojtës, pasi aty e ka gropën më të madhe pas këtij sezoni. Në ditët e ardhshme pritet që palët të ulen e të bisedojnë, me akordin mes tyre që mund të arrihet në shifrën 22 milionë euro.