Një nga protagonistët kuqezi në mbrëmjen ndaj Çekisë ishte padyshim edhe Elseid Hysaj, i cili bëri gjithçka mirë jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në daljet në sulm. Pas ndeshjes mbrojtësi me eksperiencë i kuqezinjve vlerësoi jo pak rrugëtimin e skuadrës në këto eliminatore.
Pas Polonisë, një tjetër mbrëmje perfekte…
Besoj se ishte një ndeshje perfekte për të gjithë, me atë që dhamë në fushë, golat e shënuar, por edhe rastet e krijuara. Kemi bërë një rrugëtim fantastik dhe kjo meriton të vlerësohet. Kemi punuar shumë mirë të gjithë bashkë dhe kemi arritur këtu.