Hysni Shaqiri porosi VMRO-së për deklaratat luftënxitëse

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ish-deputeti Hisni Shaqiri, në një prononcim për Indeks.mk ka komentuar deklaratat e eksponentëve të opozitares VMRO-DOMNE, të cilat nxisin dhunë ndër-etnike dhe thërrasin në luftë.

Ai thotë se këto deklarata nuk i shërbejnë askujt, dhe se sipas tij me deklarata të tilla nuk ndërtohet bashkëjetesa.

“Në Maqedoni në përgjithësi politika e disa qarqeve ende jeton me të kaluarën dhe tenton që gjithçka të arrijë duke sulmuar shqiptarët. Shqiptarët nuk duhet të bien pre e këtyre provokimeve, pasi që ato nuk imponojnë asgjë, por as nuk pranojnë t’u imponohet. Nuk ndërtohet bashkëjetesa me deklarata të tilla që bëjnë thirrje për luftë”, deklaroi Shaqiri për Indeks.mk

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski ka deklaruar se hyrja e të gjitha partive shqiptare në Qeveri, do të shkatërrojë themelet e funksionimit të shtetit të Maqedonisë, që sipas tij, bazohet nën modelin – dy parti politike në pushtet, dy në opozitë.

“Në Maqedoni jo rastësisht ekzistojnë parti të maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, turqve, vllahëve, romëve. Shikoni rreth vetes dhe do të shihni kë e keni në koalicion. Kjo është kështu për shkak të balancit etnik me të cilin funksionon ky shtet. Ju nëse dëshironi mund të eksperimentoni, por ato eksperimente do të na çojnë në rrënimin e Maqedonisë siç e njohim sot. Eksperimente të një gjenerate para nesh na sollën në konflikt të armatosur në vitin 2001. Kam frikë se eksperimentet që po i bëni tani, mund të na çojnë në një konflikt tjetër; dhe nëse në 2001 u ngritën shqiptarët, tani mund të ngritën maqedonasit. Mos e nënvlerësoni këtë që po ua them”, tha Nikollovski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-17-20-37-20-617_com.facebook.katana-edit

Fol: Përleshje fizike në BDI-në e Gostivarit, Nevzati i jep shuplakë Valdetit?!

pasaporta

Dy muaj pritje për një pasaportë

shkolla shqipe zvicer

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

lsm-sindikata780x439-1

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

open-balkan

A do të ndodh tërheqja nga Ballkani i Hapur, Osmani e paralajmëron

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

BESIMI

Nënshkruhet Kodi për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike

Screenshot_2024-04-17-17-23-19-952_com.facebook.katana-edit

Glauk Konjucva në kafe me liderët e VLEN-it, në Çarshinë e Shkupit

hoxha555

Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti

INFO

NA NDIQ