I bëhet atentat kreut të shërbimit sekret të Iranit

INA
INA

16/10/2023

Mediat e huaja njoftojnë se, oficeri i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammed Akiki ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka rënë pre e një sulmi në Teheran dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike pas plagëve të rënda të raportuara.

Fillimisht ishte shkrimtari izraelit Amir Tsarfati që shkroi për atentatin ndaj zyrtarit të lartë të shërbimeve sekrete iraniane në kanalin e tij në Telegram duke nënvizuar se Akiki ndodhet në terapi intensiven një spital në Teheran. Më pas lajmi u konfirmua edhe nga rrjeti Bnn.

Për momentin ka mungesë informacioni për sulmin, por sipas ekspertëve dhe analistëve të ngjarjeve në Iran duket se atentati lidhet me situatën shpërthyese në Lindjen e Mesme, pas agresionit të Hamasit ndaj Izraelit dhe reagimin e shtetit hebre.

Edhe shkrimtari izraelit Amir Tsarfati nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së shërbimit sekret, Mosad në këtë atentat. Kjo mund të jetë një hakmarrje për rolin e Iranit në sulmin e Hamasit.

Profesori italian Daniele Ranieri shkruante pak ditë më parë se sulmi i Hamasit ka prishur të gjithë “status quo”-në në Lindjen e Mesme. Sipas tij, hakmarrja e Izaelit do të ketë pasoja edhe në Iran, por edhe në Liban për shkak të përfshirjes së Hezbollahut në këtë vend, në regjimin e Asadit në Siri, Jemen dhe Irak.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

joshka fisher

Një “rrufe” bërthamore nga Joshka Fischer

bora-3

Në Siberi, -50 gradë – Moska sheh rekord të reshjeve të borës që shkaktuan vonesa dhe anulime të shumta të fluturimeve

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

policia-franceze-france

Sulm në Paris me thikë e çekan: Një person i vdekur, dy të plagosur

spitali - Gaza

Dita e 57 e LUFTËS! Më shumë se 15 mijë viktima në Gaza, Hamas “breshëri raketash” në Tel Aviv, Izraeli: Nuk ka armëpushim

gaza palestina izrael

IDF ka krijuar “mekanizmin e dekonfliktit” të Gazës me kërkesë të SHBA

erdogan-putin

Rivalitet mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore

gaza palestina izrael

Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

INFO

NA NDIQ