I burgosuri në Idrizovë ua merr 4000 euro dy policëve të burgut, ju ka premtuar se do t’i punësojë në MPB

Picture of INA
INA

25/09/2023

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve më 19.09.2023, ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në INK Idrizovë me qëllim të verifikimit të pretendimeve të personave të dënuar Toni Denkovski dhe Janko Janevski për kërcënim me jetë, reket dhe shantazh.

Në lidhje me pretendimet e Janko Janevskit, i cili është duke vuajtur dënimin me burgim prej 9 vitesh, se është shantazhuar dhe kërcënuar me jetë për të kthyer 4000 euro brenda 24 orëve, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve zhvilloi një bisedë me dy pjesëtarë të policisë së burgut, të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga Janevski, i cili u kishte kërkuar nga 2000 euro, duke u premtuar se do të transferoheshin për të punuar në MPB. Shumën totale prej 4000 euro ia kanë paguar shokut të tij në qendrën tregtare “City Mall”. Pas një periudhe kohore, e kanë kuptuar se ishin mashtruar dhe rastin e kanë paraqitur në SP Kavadar.

Personat zyrtar të drejtorisë kanë biseduar edhe me personin e dënuar Janko Janevski, i cili ka sqaruar se ai asnjëherë nuk ka marrë para nga pjesëtarët e policisë së burgjeve, por përkundrazi, ai personalisht i ka dhënë para pjesëtarit të policisë së burgjeve Kiro Dimov. I dënuari Janevski paratë i fitonte nga bastet sportive që organizoheshin në këtë institucion dhe në disa raste i kishte dhënë hua Dimovit. Më pas ka filluar ta kërcënojë përmes personave të dënuar që t’ia kthejë borxhin brenda 24 orëve. Për pretendimet se pjesëtari i policisë së burgut i ka marrë para Janevskit, kanë konfirmuar edhe dy persona të tjerë të dënuar.

Lidhur me personin e dënuar Toni Denkovski për ankesën e tij se i është cenuar siguria dhe se ka pasur kërcënime dhe shantazhe nga persona të dënuar dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, për çka edhe është dorëzuar kallëzim në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, nga biseda me të, ai nuk tregoi emra konkretë të personave të dënuar apo pjesëtarëve të policisë së burgjeve, për të cilën arsye nuk kishte mundësi të verifikoheshin pretendimet e tij. Për Denkovskin në buletinet ditore nuk është shënuar asnjë ngjarje apo sulm fizik ndaj këtij personi dhe janë marrë masa për sigurinë e tij, është i vendosur i vetëm në dhomë dhe del i vetëm në shëtitje.

Pas ditës së mbikëqyrjes, personi i dënuar Toni Denkovski nuk ka paraqitur kërkesë për transferim në institucion tjetër.

TË FUNDIT
5 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
5 orë
Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur
5 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
8 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
11 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

ME TE LEXUARA

5 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
20 orë
Mickoski: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë me dy kahje, pyetja e vërtetë është pse Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës
15 orë
Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit
20 orë
Samiti i NATO-s, shqetësimi për shëndetin e Biden hedh hije mbi samit
15 orë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

LEXO MË SHUMË

trump-6-1

Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet

IMG_4336

Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur

IMG_4335

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

INFO

NA NDIQ