I çmendur nga xhelozia, shqiptari tenton të mbysë gruan, përfundon në pranga 42-vjeçari

ina-online
ina-online

28/10/2023

Ai tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati xhelozie, por kur kuptoi se ajo nuk merrte më frymë, kërkoi ndihmë.

Gruaja, në gjendje kritike, u shtrua në spitalin San Paolo në Savona dhe është jashtë rrezikut për jetën por nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor, raportojnë mediat italiane.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, gjeti bashkëshortin e viktimës, një 42-vjeçar me origjinë shqiptare, por banues prej vitesh në qytetin e Torretta-s, i cili tashmë kishte rrëfyer se kishte tentuar të mbyste gruan e tij 31-vjeçare dhe se ndaloi vetëm kur kuptoi se gruaja nuk po merrte më frymë.

Gjithçka ka nisur kur 42-vjeçari shqiptar ka dëgjuar bashkëshorten duke folur në telefon me dikë dhe nën grahmat e xhelozisë, ai i është sulur asaj.

Në tentativën për të shpëtuar nga tërbimi i të shoqit, bashkëshortja është mbyllur në dhomën e gjumit por ai ka thyer derën i tërbuar dhe ka tentuar ta mbyste me duar. \

Viktima ka humbur ndjenjat dhe bashkëshorti i frikësuar tashmë kishte kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor, pa marrë parasysh peshën e veprimit të tij.

Gjithë ngjarja ka ndodhur kur fëmijët kanë qenë në shtëpi duke fjetur në dhomën e tyre të gjumit.

Personeli mjekësor që ndërhyri u përpoq për disa minuta të ringjallte gruan e cila vetëm pas rreth një ore filloi të merrte frymë vetë. Gruaja 31 vjeç u shtrua më pas në spitalin “San Paolo” në Savona, me një prognozë të rezervuar, ku ndodhet ende.

Hetuesit, pasi kanë konstatuar situatën, nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të arrestojnë bashkëshortin.

Burri u transferua më pas në burg dhe do të duhet të përgjigjet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aksident ambulanta itali

Makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare në Itali

giroud deschamp deshamp

Giroud: Nëse Franca fiton Europianin, tërhiqem nga futbolli!

Foto Ilustrim

“More ti m*t i vogël, ti je shqiptar e nuk flet shqip”? Punonjësi në Zvicër humb durimin me klientin, që nuk deshi te flasë shqip

vrasje

Ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani (FOTO)

Marko Kepi

​Marko Kepi, shqiptari i parë që kandidon për senatin e shtetit të Nju Jorkut

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

len diaspore kasami mexhiti gashi

Mexhiti, Kasami e Gashi të mirëpritur nga mërgimtarët në Biel/Bienne në Zvicër

Samanta gjeci

Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

iphone- telefon mobil

Punonjësja shqiptare e telefonisë në Zvicër ofendon klientin shqiptar

INFO

NA NDIQ