I ‘çmendur’ pas kosovares, biznesmeni turk e bën edhe këtë për Gentën

“Ti je dielli im”, partneri i thur vargje dashurie Gentës.

Huseyin shkruan fjalët më të bukura për Gentën.

Genta Ismajli ka kohë që e ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Çifti janë pothuajse çdo herë bashkë kudo që shkojnë, ndërsa nuk mungojnë imazhet, videot e dedikimet për njëri-tjetrin.

Së fundi, partneri i këngëtares postoi një fotografi të saj, e cila duket se është realizuar vide më parë dhe i shkruan fjalë zemre asaj, shkruan lajmi.

“Ti je dielli im, yjet e mia, qielli im…Ti je personi i vetëm që vërtet e dua dhe e çmoj. Nuk më nevojitet askush, vetëm ti! Më duhen vetëm sytë dhe buzëqeshja jote e dashur!” , shkruan ai.

Në atë imazh, Genta shihet e veshur me fustan blu dhe të bardhë, të kombinuar me një bluzë të bardhë dhe gurë blu.