I çoi dasmorët me aeroplan në Londër dhe përfundoi në burg/ Njihuni me historinë e biznesmenit Jeton Sadiku

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/03/2022

Biznesmeni që mashtroi bankën londineze Standard Bank, Jeton Sadiku ka përfunduar në burg shtatë vjet pas arrestimit dhe gjykimit për mashtrim të kreditorëve.

Sadiku, akuzohej për marrjen e kredive në dy banka në Kosovë të cilat dolën se janë mashtrime të tij.

Biznesmeni që kishte çuar në Londër një aeroplan mysafirë prej Kosove për dasmën e tij, falimentoi disa biznese, përfshirë gjigantin Llamkos.

Ai ka pasur lidhje me oligarkë rusë në Dubai që merren me minerare. Me këtë kompani kishte blerë Llamkosin.

Përveç “Coresteel DMCC”, me seli në Dubai, Sadiku kishte në pronësi edhe tri kompani të tjera – “Bel & Steel”, “Coresteel Ltd” dhe “Coresteel AG”. Të gjitha janë mbyllur për shkak të mungesës së fitimit.

Në 2011, ai erdhi në Kosovë dhe beu Llamkosin të cilin e çoi në falimentim. Mbi vete ka një faturë burxhesh multimiliona dhe rrezikun që të përfundojë në burg disa vjet.

Vetë ka pranuar të shkojë dy vjet burgim, por Prokuroria kishte refuzuar ofertën e tij.

Megjithatë, të hënën, më 21 mars, Gjykata e ka dënuar ish-pronarin e fabrikës “Llamkos”, për dy pika të aktakuzës për veprën penale “Mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve apo debitorëve”.

Biznesmeni Sadiku ishte arrestuar më 2015. Kishte qëndruar për një vit e gjysmë në paraburgim në pritje të nisjes së gjykimit, i cili përfundoi sot me një aktgjykim të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Bankës në Londër ai i ka borxh mbi 26 milionë euro kredi. Pjesë e grupit të të akuzuarve ishin edhe Arlind Jupolli, Nezir Klinaku dhe Ilmi Zeqiri. Ata u liruan sot nga të gjitha akuzat.

Sadiku, borxh u kishte edhe dy bankave në Kosovë – Bankës Ekonomike dhe Bankës Kombëtare Tregtare.

Në intervistën dhënë në Prokurori, Sadiku kishte thënë se prej vitit 1989 jeton në Britani të Madhe në Londër. Kishte sqaruar se në gusht të vitit 2011 kompania e tij Corsteel DMCC me seli në Dubaj ka blerë Llamkosin në bazë të likuidimit të aseteve në vlerë 6.400.000.00 euro dhe ka marrë përsipër borxhet e vlerë prej 900.000.00 euro.

Ai kishte thënë se nuk i ka kryer obligimet sipas marrëveshjeve hipotekë. Kishte qenë në dijeni për lirimin e hipotekave në zyrën kadastrale në komunën e Vushtrrisë me 10 Janar 2012, por kishte mohuar mashtrimet.

Kredinë afro gjysmë milioni euro në Bankën Ekonomike thoshte se e ka marrë për t’i paguar punëtorët.

Pos borxheve që u kishte bankave, kishte thënë se borxh i ka edhe kompanisë Trepça.

“Në muajin Dhjetor 2014 llogaria më është mbyllur dhe ka filluar procedura e falimentimit. Pse ka ndodhur falimentimi, nuk e di”, ka thënë ai.

Jonathan Dawid Gordon Holms nga Standard Banka me seli në Londër kishte dëshmuar se si janë ndryshuar dokumentet së bashku me marrëveshjet hipotekë, të lidhura në mes Standard Bank si huadhënës dhe Coresteel DMCC, e Coresteel SHPK si huamarrës.

Dokumentet e supozuara për lirim, një kërkesë për shkarkimin e hipotekës, një emërtim të ndërlidhur për Teuta Mulla Ademi si përfaqësuese në prokurë me supozim se secila është nënshkruar nga një nënshkrues i autorizuar në emër të Standard Bank, sipas tij nuk janë ekzekutuar me autoritetin, pëlqimin a po dijeninë e Standard Bank.

“Dokumentet e supozuara për lirim janë ekzekutuar nga një ose persona të pa njohur për autoritetin, Standard Bank dhe janë tërësisht nule, të pavlefshme dhe nuk kanë ndonjë efekt”, ka thënë ai.

Aventurat e tij biznesore pos që kanë lënë pa punë qindra punëtorë kosovarë, kanë shkaktuar edhe mbylljen e një fabrike të madhe që dikur njihej si njëri prej gjiganteve më të mëdha në ish-Jugosllavi.

Njëri prej dasmorëve që ka qenë në Londër me shpenzime të Sadikut habitej për përfundimin e tij.

TË FUNDIT

U betua si kryeministri i ri i Sirisë, kush është Mohammed al-Bashir

Aksion i madh policor, arrestohen 29 veta, mes tyre ish-drejtorë për shpërdorim të miliona eurove

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

Manaj i dëmtoi djalin! Babai i futbollistit turk: Do shihemi së shpejti, ta premtoj!

ME TE LEXUARA

1
U betua si kryeministri i ri i Sirisë, kush është Mohammed al-Bashir
1
Aksion i madh policor, arrestohen 29 veta, mes tyre ish-drejtorë për shpërdorim të miliona eurove
1
Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur
1
Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë
1
PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

LEXO MË SHUMË

U betua si kryeministri i ri i Sirisë, kush është Mohammed al-Bashir

Aksion i madh policor, arrestohen 29 veta, mes tyre ish-drejtorë për shpërdorim të miliona eurove

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

Manaj i dëmtoi djalin! Babai i futbollistit turk: Do shihemi së shpejti, ta premtoj!