I dashuri i mjekes së re shqiptare nuk po mund të besojë se Eni nuk është më në jetë

Rruga ishte e mbuluar menjë acar të lehtë kur të enjten në mbrëmje, Eneida Doko (34) hyri në veturën e saj Mercedes GLA për t`u kthyer në shtëpi pas një vizite te një mikeshë e saj.
Specialistja e psikiatrisë po shpejtonte pasi mëngjesin e ardhshëm ishte në punë. Rruga e çonte nëpër qytet, ka qenë pak pas orës 23:00. Eni, siç njihej me këtë nofkë përkëdhelëse, e humb kontrollin mbi veturën e saj në rrugën “Ammerlander Heerstrasse”, godet një ishull të trafikut dhe me tërë forcën përplaset në një shtyllë betoni.

Sipas dëshmitarëve okularë, makina ngritet lart, fluturon nëpër ajër dhe ndalon në një pellg.
Ndihmësit në vednngjarje e tërheqin mjeken nga rrënoja dhe fillojnë procesin e rianimimit. Pas disa minutash, pulsi i saj përsëri fillon të godet dhe e dërgojnë në klinikë. Por Eni e humb betejën e saj të fundit për jetën.Rreth orës 03.00 të mëngjesit zemra e saj pushon së rrahuri.

“Ajo ishte një yll, shkëlqente, xixëllonte, rrezatonte lumturi dhe dashuri kudo”, thotë partneri i saj për “BIild”, Thorsten ëassermann (48). Ai dhe njekja shqiptare kishin qenë çift për katër vjet. “Ne dëshironim të martoheshim, të kishim fëmijë”.

Eni, e cila u largua nga atdheu i saj Shqipëria në vitin 2016 për të diplomuar si mjeke e specializuar në Gjermani, ia kishte pushtuar zemrën. “Ajo ishte një kolege e imja. Ajo ka ndihmuar shumë njerëz. Po shpërthente nga energjia e jetës … ”, shkruan Andreas T. në Facebook, informon Shtegu.com.

“Ajo zotëronte rrjedhshëm pesë gjuhë dhe brednanjë viti e mësoi gjermanishten në mënyrë të përsosur”, thotë ëassermann. “Por për të ishte gjithmonë e rëndësishme që t’i afronte njerëzit më afër vendlindjes së saj: Shqipërinë, një vend ku familja ka rëndësi – për njëri-tjetrin.”

Tani po hetohet nëse shkaku i aksidentit ishte rrëshqitja, shpejtësia e tepërt apo të dyja.