“I dënuar me 20 vite”, Kush është i burgosuri që u rrëmbye në autostradën Shkup-Veles

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/01/2023

Bekim Memeti nga Tetova është i burgosuri që ishte pjesë e dramës së rrëmbimit dhe arratisjes nga furgoni i policisë në autostradën Shkup-Veles.

Ai ishte i dënuar me gjithsej 21 vjet burg, nga të cilët 19 për vrasje në Reçicë të Vogël dhe 2 vite për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Ai vuante dënimin nga data 28.12.2020 dhe i skadon në vitin 2040, përcjell INA.

Siç njofton MPB, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20, kur i burgosuri B.M (36) nga burgu po transferohej në Qendrën Klinike në Shkup, për shkak të lëndimit në dorën e djathtë. Derisa po bëhej transporti drejt spitalit në autostradën për Shkup, në pikën e karburantit “Lukoil”, furgoni i policisë është bllokuar nga një mjet tip “Audi” ngjyrë gri pa targa.

Në atë moment, i dënuari i ka marrë pistoletën nga këllëfi pjestarit të policisë së burgut, i cili drejtonte furgonin, dhe e ka qëlluar duke e plagosur në pjesën e poshtme të barkut. Për shkak të lëndimit, shoferi e ka ndalur veturën, ndërsa i dënuari është larguar me veturën e pasagjerëve Audi, ndërsa nga punonjësit e policisë së burgut rastin e kanë raportuar në SPB Shkup.

Polici i plagosur është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa pjesëmarrësit e ngjarjes janë intervistuar nga autoritetet e Ministrisë së Brendshme.

MPB theksoi se menjëherë ka lëshuar një urdhër arrest ndaj të arratisurit. Administrata për Ekzekutim të Sanksioneve ka njoftuar se do të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në NJPK Idrizovë dhe do të ndërmerr masat përkatëse për të gjitha parregullsitë e konstatuara në mënyrë që të konstatohet se përse nuk është ofruar ndihma policore për përcjelljen në spital.

Do të përcaktohet nëse ka ndonjë përgjegjësi për organizimin e ekzekutimit të të dënuarit si dhe për lëshimet që çuan në një shpjegim të tillë të gjithë ngjarjes. (INA)

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË