I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim

Picture of INA
INA

19/11/2024

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, ka mbërritur në Bejrut të martën për bisedime me zyrtarët vendës rreth një armëpushimi mes Hezbollahut dhe Izraelit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit.

Ai mbërriti disa orë pasi Hezbollahu, grupi i mbështetur nga Irani, e pranoi propozimin e Uashingtonit për armëpushim.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Vizita e tij është tregues se ka përparim në përpjekjet diplomatike, të udhëhequra nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund konfliktit i cili shpërtheu në luftë të përgjithshme në fund të shtatorit, kur Izraeli nisi ofensivë të madhe kundër Hezbollahut në Liban.

Si Qeveria e Libanit, ashtu edhe Hezbollahu, janë pajtuar me propozimin e SHBA-së për armëpushim, i cili iu dorëzua atyre me shkrim javën e kaluar dhe ato dhanë mendimet e tyre për përmbajtjen e tij, tha të hënën për Reuters Ali Hassan Khail, këshilltar i kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nabih Berri.

Izraeli ende nuk ka dhënë ndonjë koment rreth kësaj çështjeje.

Hezbollahu e mbështeti aleatin e tij të kahershëm, Berri, për të negociuar për armëpushim, por sikurse ai ashtu edhe Izraeli e kanë përshkallëzuar luftën derisa përpjekjet politike kanë vazhduar.

Një diplomat i njoftuar për bisedimet paralajmëroi se duhet ende të përcaktohen hollësitë dhe kjo nënkupton të vonojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Khalil tha se Izraeli po përpiqet të negociojë “nën zjarr”, duke iu referuar intensifikimit të bombardimeve të tij ndaj Bejrutit dhe periferive jugore të kontrolluara nga Hezbollahu.

“Kjo nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë”, tha ai.

Ai refuzoi të jepte hollësi mbi vërejtjet që Libani ka bërë për propozimin, por tha se ato u paraqitën “në një atmosferë pozitive” dhe në përputhje me Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund luftës së fundit midis Hezbollahut dhe Izraelit në vitin 2006.

Rezoluta i kërkon Hezbollahut të mos ketë prani ushtarake në zonën midis kufirit libanez-izraelit dhe Lumit Litani, i cili rrjedh përgjatë rreth 30 kilometrave në veri të kufirit.

TË FUNDIT

Kasami takoi ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas

Kurti në Kroaci flet për sulmin në Ibër Lepenc: Besojmë që është mbështetur dhe orkestruar nga Serbia

Rikthimi i shqipes irriton Stoillkoviqin

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion

Regjistrohet tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Intonimi i himnit në shkolla, Elezi: Propozim ligji do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË