“I dëshiron vetëm paratë e BE-së”, hulumtuesja amerikane godet Vuçiqin

ina-online
ina-online

22 Gusht, 2023

Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por paratë e tij.

Sipas saj, Vuçiq e do vetëm rrugën drejt BE-së pasiqë ka nevojë për para në mënyrë që të mbijetojë në politikë.

Këto komente Stradner i bëri në rrjetin social “X” ku ka bërë share shkrimin e kryetarës së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kishte shkruar rreth takimit që kishte pasur në Athinë me Vuçiqin.

“Rruga në BE apo anëtarësim në BE?

Vuçiq dëshiron rrugën drejt BE-së, sepse ai ka nevojë për paratë tuaja për mbijetesën e tij politike.

Ai nuk dëshiron anëtarësimin në BE”, ka thënë Stradner.

Ndërsa der Leyen ka shkruar se me presidentin serb ka folur “për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së”.

“Kam folur me presidentin Aleksandër Vuçiq për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, ka thënë der Leyen.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Goran Petronijevic Petronijeviq

Avokati i Radoiçiqit, dikur mbrojtësi i Karaxhiqit, Cecës e Klanit të Zemunit

vucic radoicic petkovic

Gjermania: Irrituese kur Vuçiq i “deklaron fajtorët viktima”

vucic

Dëshmitë po shumohen, Vuçiqi po ngulet gjithnjë e më thellë, flitet për rolin e Rusisë

Vucic Vulini

Eksperti i sigurisë në Beograd ‘fundos’ Vulinin dhe Vuçiqin: Shërbimi serb ka qenë në dijeni të sulmit në Kosovë!

Canak

Çanak tronditë Serbinë: Grupet kriminale u mbështetën nga qeveria e Serbisë

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

shaip kamberi

Kamberi paralajmëron se Vuçiq mund të hakmerret në Preshevë

dacic

Daçiq bëhet qesharak, thotë se grupi terrorist në Zveçan s’ka lidhje me Beogradin

vucic-rama

“Nuk është hera e parë që Rama nuk thotë të vërtetën”, habit Vuçiç: Po mbajmë zi edhe për policin e vrarë në Kosovë

INFO

NA NDIQ