I dëshpëruar kthehet nga Gjermania: S’ja vlen, edhe në vendlindje ka punë, po deshe të punosh

0

Marko Bagariq nga Bosnja shkoi për të punuar në Gjermani, por ai pas një kohe është zhgënjyer dhe se thotë se nuk mund të fitosh para dhe të kursesh, por vetëm të bësh një jetë punë banesë dhe banesë shtëpi. Pas gjashtë muajve të kaluara në Mynih, Marko ka kuptuar se jeta e tij është e zymtë dhe se ai nuk donte që vitet ti kalojnë të tilla në Gjermani. Ai vendos të kthehet në vendlindje. “Jeton veç për të punuar nga dita e hënë deri të premten, vjen në banesë dhe drejt në gjumë dhe sërish ditë e njejtë. Nuk e di a i thuhet jetë kësaj. Më besoni jeton ashtu duke pritur rrogën tjetër, sepse nuk të mjaftojnë nëse synon të blesh diçka apo të dërgosh para në familje”, thotë Marko.
Porosia e Markos ka nxitur debat dhe se porosia që është përcjellë në masë të madhe ka qenë sse të rinjt nga Ballkani më mirë të kthehen në vendlindje, sepse nëse ata punojnë ashtu siç punojnë në Gjermani mund të sigurojnë rrogë prej 400 – 1000 euro. “Edhe këtu nëse punon dy punë nga ora 6 e mëngjesit e deri në mbrëmje, besoj se ia del me një rrogë të mirë. Dhe 500 eurot e këtushme janë sa 1200 eurot e Gjermanisë”, thotë një gasterbajter i kthyer. (INA)