I dituri i moralshëm gjithmonë e mat vetveten, mendjelehti i paturpshëm i peshon vetëm të tjerët!

Picture of designer@fetishimedia.ch

12/04/2023

Nga Kim Mehmeti

Njeriu i paarsimuar sheh qartë vetëm vetveten dhe gjërat rreth tij, gjysmë i arsimuari nuk e sheh vetëm atë që shikon por edhe hijet që i duket se ecin pranë tij, ndërsa i dituri dhe i arsimuari i mirëfilltë nuk e lodh shikimin me gjërat që ka pranë vetes, por donë t’i shikojë largësitë, jeton me bindjen se gjithmonë do mbetet vetëm një nxënës që duhet të mësojë.

Por, mes këtyre tri kategorive, ekziston edhe një grup tjetër i të ‘mençurve’, një lloj i ri i të gjithëdijshmëve që e pollën dekadat e demokracisë, e numri i të cilëve u rritë në përmasa të turpshme: ata që themeluan media që u bënë varreza ku do prehej e vërteta dhe ku do punoni mendimtarët e ‘pavarur’ dhe gazetarët e ‘lirë’ e të ‘guximshëm’, ata që si krimba do e brenin trupin e saj.

Pra lulëzoi gazetaria e ‘klikimeve’ që ‘guxon’ dhe ‘mundet’, që lirinë për të ofenduar e për t’i sharë të tjerët e çmon si diçka të shenjtë, që harron se s’të vlen gjë popullariteti e klikimet nëse nuk e ke kuptuar se sa më pakë moral, turp e ndërgjegje te njeriu, aq më pakë njeri ka në të.

Po pra, ndryshe-ndryshe e shohin dhe e përjetojnë botën të paarsimuarit, gjysmë të arsimuarit, të paturpshmit dhe të diturit e të mençurit e mirëfilltë. Dhe për dallim nga i dituri i moralshëm që gjithmonë e mat vetveten, mendjelehti i paturpshëm i peshon vetëm të tjerët!

Por nga gjithë këta më të dëmshëm për shoqëritë tona janë të guximshmit të kohës së rrjeteve sociale, të cilët ndërtuan ‘famë’ e rritën ‘klikueshmëri’ duke keqpërdorur të sotmen kur edhe lopën që është lopë – e jo më ndonjë ‘opinionist’ – nëse çdo mbrëmje e nxjerrë në televizor, mund ta ngresh në rrafshine e vlerës kombëtare që është e aftë të vlerësojë hoxhë e prift, shkencëtar e politikan, artist e rrugaç! (Kim Mehmeti)

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË