I “forti” i BDI-së në Ohër sërish merr vëmendjen, grushtoi konkurrentin?!

Këshilltari i BDI-së në Këshillin e Komunës së Ohrit, Nefi Useini, ka shkaktuar incident të ri, kur ka sulmuar me grushte një bashkëqytetar dhe një konkurrent në tenderin për tezgat buzë liqenit të Ohrit, transmeton “A1on”.

Sipas informacioneve të publikuara nga ky portal, ngjarja ka ndodhur në ambientet e Komunës së Ohrit. Aty siç thuhet këshilltari Useini është takuar me bashkëqytetarin 56-vjeçar dhe pasi ka marrë numrat për sistemin e tenderimit për tezgat përskaj liqenit, ka pasur një debat verbal e më pas grushte.

Policia e Ohrit konfirmoi incidentin, si dhe se sulmuesi ishte Useini.

“Më datë 21.06.2022, rreth orës 15:30 në rrugën “Dimitar Vlahov” në Ohër, me sulm fizik të kryer nga N.U, është prishur rendi dhe qetësia publike. në TV (56), të dy nga Ohri. “Ndaj sulmuesit do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga SPB Ohër.

Por, lidhur me rastin nuk ka folur ende këshilltari i BDI-së, që është biznesmen i suksesshëm dhe i njohur në Ohër. (INA)