I frymëzuar nga lufta në Kosovë, arkitekti nga Medvegja, fitues i kompeticionit ndërkombetar ndërtoi një shkollë në Ukrainë

Picture of ina-online
ina-online

29/05/2024

Arkitekti shiptar Lendi Bojniku, fitues i kompeticionit ndërkombetar për ndërtimin e gjimnazit te shkatërruar gjatë luftës në Ukrainë, ka zhvlluar një intervistë për mediumin prestigjioz italian “La Repubblica Torino”.

Lendi është arkitekt i ri nga Kosova me origjinë nga Medvegja, i cili në bashkëpunim me ekipin “2MIX Architetti”, fituan çmimin prestigjioz të vendit të parë në konkursin ndërkombëtar të arkitekturës, që në fokus kishte rindërtimin e Gjimnazit Nr. 46 në Kharkiv, Ukrainë, përcjell LeCanton27.

“Kam lindur në vitin 1998 gjatë kulmit të luftës në Kosovë. Duke u rritur, kam qenë i rrethuar nga rrëfimet e konfliktit të ndara nga familja dhe të afërmit e mi. Këto rrëfime kanë ndikuar thellësisht në formimin tim dhe kuptimin se si lufta ka ndikim në komunitete, prandaj edhe qasja në projekt ka një ndjenjë të thellë të rëndësisë së rindërtimit dhe rikuperimit”, ka deklaruar Lendi Bojniku për La Repubblica.

Ai shtoi se së fundi me ekipin 2MIX Architetti kanë arritur një rezultat të rëndësishëm në karrierën e tyre. “Për mua, kjo fitore është shumë më tepër sesa një arritje profesionale; ka një kuptim personal dhe simbolik, që përfaqëson solidaritetin tim me popullin e Ukraines. Fitimi i këtij konkursi për mua ka edhe një rol simbolik. Duke u rritur me rrëfimet e luftës në Kosovë, ndjehem i lidhur me ngjarjet në Kharkiv. Shkatërrimi dhe vuajtja që ata po përjetojnë na prek të gjithëve. Rindërtimi i shkollës në Kharkiv nuk është vetëm për të ndërtuar; është për të rikthyer shpresën, dinjitetin dhe një ndjenjë normaliteti për ata që janë prekur nga konflikti”, theksoi Bojniku.(INA)

TË FUNDIT
15 orë
Tribune de Genėve: Një gazetar shqiptar në Gjenevë kërkon ngritjen e bustit të heroit zviceran Guillaume Tell në Kosovë
17 orë
Një djalosh shqiptar krijon kompaninë e parë të Inteligjencës Artificiale në Itali me vlerë mbi 1 miliardë dollarë
1 ditë
Konsullata e Kosovës në Nju Jork, shënoi 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës
1 ditë
Kosova me 10 medalje në finalen e NEO - shkencës në New Jersey, këta janë fëmijët heronjë
1 ditë
“8 milionë euro i kam për shpenzime personale”/ Gazetari i njohur tregon rastin e një shqiptari që kishte habitur policinë në Dubai

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nefail maliqi

Tribune de Genėve: Një gazetar shqiptar në Gjenevë kërkon ngritjen e bustit të heroit zviceran Guillaume Tell në Kosovë

Uljan Sharka

Një djalosh shqiptar krijon kompaninë e parë të Inteligjencës Artificiale në Itali me vlerë mbi 1 miliardë dollarë

IMG_2979

Konsullata e Kosovës në Nju Jork, shënoi 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

IMG_2986

Kosova me 10 medalje në finalen e NEO – shkencës në New Jersey, këta janë fëmijët heronjë

Dubai Police Patrol, Dubai, UAE.

“8 milionë euro i kam për shpenzime personale”/ Gazetari i njohur tregon rastin e një shqiptari që kishte habitur policinë në Dubai

gjermania-780x470

Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella

drejtesi gjyq

FOTO/Detaje nga gjykimi për vrasjen e ekonomistes nga Kosova në Zvicër, nëna e saj gati sa nuk rrëzohet

euroo

Si janë pensionet në Gjermani, sa dhe ku duhet të punoni për një pension të mirë?

Screenshot_2024-06-11-22-02-33-046_com.facebook.katana-edit

Shqiptarja Sabrina Vela nxënësja më e mirë (Valedictorian) në shkollë të mesme, Staten Island

INFO

NA NDIQ