I fundit në grup, skenari i vetëm i Milanit për t’u kualifikuar

INA
INA

29/11/2023

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe përtej fazës së grupeve.

Me vetëm një ndeshje të mbetur, grupi kryesohet nga Dortmund me 10 pikë, që ka siguruar edhe kualifikimin, i ndjekur nga PSG me 7 pikë dhe Newcastle e Milan me nga 5 pikë.

Dy të fundit do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e fundit më 13 dhjetor në Angli, megjithatë fitorja mund të mos u shërbejë kuqezinjve për t’u kualifikuar.

Kjo pasi PSG-së i mjafton një pikë në transfertën ndaj Dortmundit për t’u kualifikuar matematikisht, në rast fitoreje të Milanit në Angli.

Nga ana tjetër, fitorja e mundshme e Newcastle kërcënon jo pak PSG-në, që do të jetë e dënuar të triumfojë në “Signal Iduna Park” për t’u kualifikuar.

Thënë ndryshe, kuqezinjtë e Piolit nuk e kanë më fatin në dorën e tyre, por do të shkojnë në Angli për të fituar, që të sigurojnë minimalisht pjesëmarrjen në Ligën e Europës, por edhe të shpresojnë që Dortmundi të mposhtë PSG-në.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

champions

UEFA prezanton Championsin e ri, më shumë ndeshje dhe spektakël

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Revolucion i thellë te Bayerni – vetëm katër lojtarë e kanë vendin e sigurt

Messi Mesi Inter Miami

Messi nën presion

vandijk2

Van Dajk: Liverpulli mbetet në garë për titull, përpos mungesave të mëdha

haland

VIDEO / Mjafton Erling Haland, Man. Siti ndalet pas Liverpullit

luka modric

Oferta e habitshme që pritet të marrë Luka Modric nga Real Madridi…

Modric-800x445

Luka Modriç refuzon Carlo Ancelotti

manchester-city

​City e mposht Brentfordin, Arsenali zbret në vendin e tretë

inter fiorentina

​Interi kalon në epërsi kundër Atletico Madridit

INFO

NA NDIQ