“I jashtëzakonshëm” – Guardiola tregon lojtarin e Man United të cilin do të donte ta kishte në ekip

ina-online
ina-online

03/03/2024

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka sugjeruar se mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, është lojtari ideal të cilin ai do të donte ta kishte në ekipin e tij.

Para derbit të Mançesterit, tekniku spanjoll e cilësoi Brunon si një ‘lojtar të jashtëzakonshëm’ të cilin e admiron shumë.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, veçanërisht për konsistencën për të luajtur çdo ndeshje të vetme në çdo kompeticion të mundshëm, unë e admiroj shumë këtë”, ka thënë Guardiola.

“Ai është një djalosh i cili kur ka topin, diçka do të ndodhë. Në gjuajtje të lira, në ndërprerje dhe në bashkëpunime me sulmuesit, me Garnachon, Rashford dhe të gjithë sulmuesit që ata kanë”.

“Kështu që, çfarë mund të thëm? Ai është një lojtar shumë, shumë i rëndësishëm”, përfundoi Guardiola.

Tifozët e Manchester United në anën tjetër do të shpresojnë se Fernandes do të dëshmojë kualitetin e tij edhe një herë tjetër në derbin e së dielës.

Fitorja e fundit e “Djajve të Kuq” ndaj Manchester Cityt në “Etihad” daton në mars të vitit 2021, andaj ata do të synojnë patjetër që ta thyejnë këtë rekord të padëshirueshëm.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkendija

Shkëndija e “shkatërron” Sileksin në Tetovë, Struga ndalet me barazim

manchester united

Manchester United tremb PSG-në me çmimin e Rashford

futboll

Panik në kampionatin italian, lojtari i Romës “shembet” në fushë

myrto uzuni

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e 10-të në La Liga, e feston me “shqiponjë”

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Bayern Munich nis bisedimet me tre herë fituesin e Ligës së Kampionëve për postin e trajnerit

XHAKA GRANIT

Xhaka pasi fitoi titullin me Leverkusenin: Shkruam historinë, secili nga ne në klub tani është legjendë

Jasir Asani

FOTO/ I gatshëm për një martesë dhe një familje të madhe, Jasir Asani zbulon kush është vajza që i ka “rrëmbyer” zemrën

adrion pajaziti

Adrion Pajaziti, lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2

broja

Gazetari anglez tregon planet e Brojës: Armando synon lart për lëvizjen e radhës

INFO

NA NDIQ