Ministri i Ekpnomisë, Besar Durmishi vjen me një lajm të mirë për rajonin e Pollogut.
“I lumtur që sot bashkërisht me kryetarin, Bilall Kasami, drejtorë institucionesh t’i dorëzojmë 📝lejen për punë kompanisë Kiel Maqedoni. Përmes lejes të cilën ne sot e dorëzuam, kompania Kiel Maqedoni fillon me punë në 🏭fabrikën e re e cila gjendet në zonën e Tetovës. Kjo kompani është prodhuesi kryesor i sediljeve për 🚇tren dhe 🚌autobusë.
Në uzinën e re prodhuese në 📍Tetovë, e cila shtrihet në sipërfaqe prej 7500 metrash katrorë, është planifikuar hapja e 300 vende të reja të punës nga rajoni i Pollogut. Për momentin kjo uzinë prodhuese do të fillojë me 40 punëtorë dhe sipas menaxhmentit pritet të arrijë në 300 punëtorë. 🥳Kjo do të thotë 300 vende të reja pune për banorët e rajonit të Pollogut.
Po mundohemi në vazhdimësi të përmirësojmë jetën dhe standardin e qytetarëve. Ky është vizioni ynë të cilin ne vetëm se po e praktikojmë në terren. Dua të përgëzoj menaxhmentin e Kiel Maqedonisë që për një kohë të shkurtër investuan dhe ndërtuan një fabrikë të re në Tetovë e cila do të sjellë teknologji të reja, vende të reja të punës dhe sigurisht fluks valutor në vend.”, ka shkruar Durmishi.(INA)