I kapi mesazhe me një tjetër, shqiptari i bën për spital gruan dhe dashnorin e saj

0

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e karabinierierëve të Fontanellato, në Itali, nën akuzën e ushtrimit të dhu nës në familje.

Shqiptari banues në Fontevivo mban përgjegjësi për keqtrajtim ndaj gruas së tij. E ato nisën sapo ai zbuloi një shkëmbim mesazhesh midis gruas së tij dhe një burri tjetër, për të cilin besonte se ishte i dashuri i saj.

Që nga ai moment, shqiptari filloi veprimet ndaj burrit, që besonte si ishte i dashuri i gruas së tij, i cili u detyrua të linte Italinë.

Pasi ai u largua nga Italia, shqiptari nisi një seri sherresh  ndaj gruas së tij.

Gruaja ishte rrëfyer tek një shoqe, e cila iu drejtua Karabinierëve të Fontanellato, ndërsa ushtria, e koordinuar nga Prokurori Publik, menjëherë filloi hetimet.

Ata pasi kishin hetuar dhe mbledhur prova të pakundërshtueshme të këtyre sjelljeve, të cilat ndodhën midis majit dhe korrikut, 35-vjeçarin dhe e dërguan në burgun e Via Brula.