Më 10 gusht të vitit 1984 Shaban Tërstena është shqiptari parë që fitoi medaljen e artë olimpike.
Ish mundësi i mirënjohur, sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, 19-vjeçari festoi në mënyrë të veçantë duke bërë kërcime akrobatike dhe që la pa koment të gjithë në arenë.
Nga minuta e 27-t e deri të e 30-ta, mund ta shikoni se si festoi Tërstena gjatë një përmbledhje që e kishte bërë në fund të vitit 1984 televizion i Novi Sadit nga krahina e Vojvodinës.
Në fund të dhjetorit të vitit 1984, Shaban Tërstena u shpall sportisti më i mirë në ish Jugosllavi, duke mposhtur ish jugosllavët dhe la pas edhe basketbollistin Kiçanoviq.
Mund ta shikon në video nga minuta e 55-t; deri 57-të.
Kjo shkaktoi edhe një tërmet në një farë forme pasi që ishte e pabesueshëm që një shqiptar u zgjodh më i miri. Ish jugosllavët nuk kishin kah t’ia mbanin sepse Tërstena përveç që ishte kampion olimpik edhe kampion i Evropës.
Një djalosh që vinte nga një lagje e varfër, mahniti botën dhe aq më bukur, në televizionin e Novi Sadit foli shqip gjatë intervistës dhe ata ishin të detyruar që të përkthenin në gjuhën e tyre./KUJTIM GOCA-BOTA SOT