I “mbyturi” dëshiron të shpëtojë të “zhyturin”

ina-online
ina-online

10/11/2023

shkruan: Adnan AZIZI

Ali Ahmeti e din shumë mirë se këtë herë i ka humbur të gjitha mundësitë për të shpëtuar nga humbja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por është e natyrshme që ai të përpiqet të lëvizë çdo gurë e dru për të shpëtuar vetveten.
“Pushtetari” i cili për dy dekada nuk ka kursyer asnjë lloj bëme të errët për mbetur në pushtet, tani përpiqet që të realizojë edhe skenarët më të rrezikshëm për të shpëtuar nga mbytja politike.

Të qenit në Qeveri u është shndërruar sëmundje e cila u duhet për të mbrojtur krimin që e kanë bërë, andaj po mundohen që me çdo kusht të mbesin në pozitat që i kanë, por qoftë kjo edhe përmes liririmit nga burgu i kriminelëve të cilët dikur ishin pjesë e VMRO-së, kthimin e Gruevskit nga Hungaria e deri tek “sakrifimimi i kryeministeit shqiptar” premtim i cili u dëshmuja që ka qenë bosh, e sa për të manipualuar opinionin.

Por në këtë periudhë, ky qëllim nxjerr në sipërfaqen prirjen e mbetur të ideologjisë marksist-leniniste se “qellmi arsyeton mjetin”. Gjë e cila dëshmohet qartë, se qëllim e kanë vetëm pushtetin, ndërsa mjetet dhe metodat që përdoren për të mbetur në të, pak kanë rëndësi.

Mirëpo është për të ardhur keq fakti se pjesë e kësaj loje, tani po bëhet edhe shpëtimtari i deritanishëm i Ali Ahmetit dhe BDI-së. ASH-ja, ose më konkretisht lidershipi i sajë. Këtë qartë e dëshmon propozim/blofi ku Taravarit i ofrohet posti i kryeministrit në Qeverinë teknike, gjë që nuk është aspak e sinqertë, por po bëhet sa për të “futur peshkun në grep”. Ose e spjeguar më qartë, Ali Ahmeti i cili në politikë është në pozitën e të mbyturit, po tenton të tërheq me vete Arben Taravarin i cili për momemtin përveç se po sulmohet prej brenda partisë së tij, sulmohet edhe nga BDI-ja, por edhe nga struktura të jashtme të të dyja palëve.

I mbetet z. Taravari që të vendosë nëse do të mbetet në bindjet e tij personale ose të lejojë të shndërrohet në dëm kolateral dhe të zhytet nga një person i mbytur, i cili ndodhet deri më tani ka zhytur disa eksponent të ASH-së.
Por, a mund të shpëtohet një i mbytur?!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1701896847835

SHKUPI – KJO „MEKË” E SHQIPTARISË

Biljana-Ivanovska-780x439-1

Ivanovska: Komisioni për Antikorrupsion në vitin 2019 kërkoi shkarkimin e Angjushevit

policia-mk

Avokati që dërgoi Palevskin në Beograd po merret në pyetje në polici

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

INFO

NA NDIQ