I pasuksesshëm tentimi i komunës së Bujanocit ti largoj kopshtet ilegale nga sheshi i qytetit

0

Atë çfarë kishte premtuar kryetari i komunës së Bujanocit dje – rregullimin e një sheshit të qytetit, inspeksioni komunal ishte përpjekur për të zbatuar, por deri tani pa sukses.

Në bazë të paralajmërimeve të kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberi që autoritetet kompetente do të zgjidhin situatën aktuale me kopshtet e paligjshme të kafiterive të vendosura në gjelbërimin e sheshit të qytetit, inspeksioni komunal ishte përpjekur për të hequr kopshtin e kafiterisë “Avenue”, e cila zë një hapësirë publike të gjelbër, por pronari kishte penguar fizikisht largimin.

Inspektor komunal Ibro Idic tha për JUGPress transmeton presheva.com se do të kërkohet asistenca e policisë që të punohet për largimin e këtij kopshti.

“Ne jemi duke punuar në përputhje me procedurën ligjore. Ne u përpoqëm ta hiqnim me forcë, por duke pasur parasysh se pronari na pengoi fizikisht, ne u detyruam të ndalim procedurën. Për përpjekjen tjetër ne do të kërkojmë ndihmën e policëve “, thotë Idic.

Inspektorati komunal është i detyruar të kërkojë ndihmën e policisë 5 ditë para se të tentoj ekzekutimin e ri, sipas fjalëve Idiqit do të thotë se ekzekutimi të kryhet në e javën e ardhshme.

Megjithatë, ai la mundësinë që pronari vet ta largoj kopshtin e paligjshëm në ditët në vijim.

Përndryshe, një nga pronarët e lokaleve, siç ishte paraqitur, na tha se kopsht të largohet brenda pak ditësh.

“Unë do të pres që të kaloj festa e Bajramit, kjo është për disa ditë, atëherë unë do të largoj. Pashë se si të tjerët krijojnë kopshte, kështu që unë e bëra njejt. Ata tani janë duke i larguar, legalizuar dhe do të duhet dhe unë, “tha ai./presheva.com/