I përfundon kontrata në mars, tre klube italiane pas lojtarit shqiptar

ina-online
ina-online

06/12/2023

Serie A është shndërruar në një “çerdhe” për futbollistët shqiptarë dhe pritet që në të ardhmen numri i tyre të shtohet edhe më shumë.

I fundit që ka përfunduar në shënjestrën e klubeve italiane është Rocco Vata, djali i legjendës së kombëtares, Rudi Vata.

18-vjeçari që është pjesë e Celtic do të jetë një futbollist i lirë në marsin e vitit 2024, atëherë kur edhe i skadon kontrata me gjigandët skocezë. Nëse nuk do të ketë rinovim, atëherë sulmuesi anësor mund të lëvizë në merkaton e janarit me ofertat që nuk i mungojnë.

Sipas asaj që raporton, “Calciomercato” tre klube italiane janë duke e ndjekur me kujdes Rocco Vatën. Fjala është për Torinon, Frosinonen dhe Sampdorian. Dy të parat janë pjesë e elitës dhe marrin pjesë në Serie A, ndërsa Sampdoria aktualisht është në Serie B. Nëse një prej tyre i paraqet ofertën e duhur dhe një projekt ambicioz Vatës, atëherë janari mund të sjellë ndryshime për sulmuesin.

Kujtojmë se më herët, emri i Vatës është lakuar edhe te Inter. Megjithatë, nuk ka pasur hapa konkretë nga zikaltërit dhe opsionet më reale sipas mediave italiane duken ato të Torinos, Frosinones dhe Sampdorias.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luis enrique enrike

Tjetër zëvendësim për Mbappe, Luis Enrique: Mësohuni!

lotito

Shpërthen Lotito: Lazio po bëhet kurban, ky sistem nuk garanton besueshmëri

zidane-1-600x360

Zidane refuzon Manchester Unitedin, nuk është i interesuar për Ligën Premier

fifa

FIFA e prerë, nuk do të ketë kartonë të kaltër

xavi

Kush është kandidati potencial për të zëvendësuar Xavin tek Barca? (FOTO)

futboll

Revolucioni në futboll po vjen – tetë rregullat e reja që pritet të votohen për sezonin e ri

zidane-1-600x360

Nuk e ka në mendje Bayernin – zbulohet plani i Zidanes për t’u kthyer në zejen e trajnerit

barcelona-real

Zbulohet synimi i Real Madridit para El Clasicos – Barcelona do synojë t’ua prish planet

vedat-muriqi

Muriqi me Mallorcan përball Bilbaos në finale të kupës

INFO

NA NDIQ