I përshëndes të gjithë Amdi Bajramët e politikës shqqiptare në RVM

0

Ejup Berisha

Derisa të gjithë njerëzit e botës aderojnë në vetëm një Parti të vetme politike, nga ana tjetër shqiptarët e Republikës Veriore të Maqedonisë RVM-së janë më të privilegjuarit në botë dhe këta shumë lirshëm sot po aderojnë njekohesisht në dy, tre, katër, pesë, apo dhe në gjashtë parti të ndryshme politike.Kjo është çasje Aamdi Bajramiane e aderimit të një individi nëpër shumë Parti politike e cila këtij politikani veteran rom i ka sjellur përher levërdi dhe përfitime gjatë angazhimit të tij shumë të gjatë në jetën politike të vendit. Një fat i tillë pozitiv gjithashtu sot po e shohim se po i ndjek edhe disa politikan shqiptar, pra e njejta çasje gjithashtu po u sjell shumë leverdi edhe këtyre të fundit. Në këtë pikvështrim sjellja e Amdiut u ka sjellur shumë përfitime edhe këtyre individëve. Deklarimi i Aamdi Bajramit se është dhe do të jetë përher me pushtetin është bërë motiv por dhe moto e angazhimit edhe e atyre shqiptarëve që u përmendën më lartë e të cilët un kam filluar ti quaj pa kurrfar hamendje dhe dyshimi Amdi Bajrama. Kjo do te thote se ky i fundit nuk është tip i vetëm i lakmitarit apo dhe i interesxhiut në politikë por i njejti tani ka shume sozi dhe atë në mesin e shumë shqiptarëve të cilët ka kohe që në mënyre të fshehtë janë sjellur si vet Amdiu në ambientin politik dhe askush nuk i ka diktuar fare. Unë strategjinë dhe realitetin e angazhimit të disa individëve shqiptar në më shumë se një parti politike e kamë zbuluar qysh më herët por atë nuk e kamë diskutuar me shumë njerëz sepse e dija se shumica nuk do të më kuptonin drejtë. Por sot ka ardhur koha që politikanët me më shumë libreza anëtarsimi të Partive politike vetë ti zbulojnë fityrat e tyre të vërteta e një fjalë popullore thotë se mos i pyetni se të tregojnë vetë. Pra kohëve të fundit ranë të gjitha maskat apo se u zhvesh plotësisht mbreti. Thash se derisa Aamdi Bajram gjithmonë ka qenë i sinçertë e transparent dhe e ka treguar të vërtetën se ai është me të gjitha partitë në pushtet disa politikan shqiptar janë shtirur dhe kanë aktruar se kinse janë anëtarë të vetëm një partie politike shqiptare por në fakt këta njerëz bazën kryesore apo dhe çerdhen e tyre e kanë pasur te njëra prej Partive politike maqedonase apo dhe te të dyja partitë në të njëjtën kohë. Sa të pafityrë që janë këta individ sepse të njëjtit manipulojnë shumë me qytetarët shqiptar duke u deklaruar se janë shumë patriot dhe se i duan shumë kombin dhe shtetin por në fakt këta nuk dihet se kë e duan sakt. Prandaj te ne shqiptarët nuk kemi funkcionim apo dhe zbatim të platformave politike sepse disa individ të cilët i mbajnë pozicionet kyqe në partitë shqiptare në fakt mbajnë edhe pozicione të dyfishuara edhe nëpër Partitë e tjera maqedonase. Pra politikanët shqiptar nuk mund të zbatojnë asgjë kombëtare sepse janë më shumë të interesuar që ti zbatojnë platformat e partive ku janë të angazhuar më realisht dhe më profesionalisht pra nëpër Partitë politike maqedonase. Sepse atyre këto të fundit u duken më serioze dhe më reale e Partitë shqiptare u duken si subjekte politike më joserioze dhe më joreale. Dhe nëse këta realisht i kanë më shumë se një librezë partiake të njëjtët me siguri se i kanë më shumë se edhe një fityrë, ndërsa ndonjëher të njëjtët nuk kanë edhe asnjë fityrë.Prandaj derisa partitë shqiptare nuk pastrohen nga individ me mision të pesëfishtë politik ato asnjëher nuk do të jenë të frytshme dhe efikase si subjekte politike. Kështuqë e kamë një porosi e ajo është që të gjithë Amdi Bajramët shqiptarë të përjashtohen nga Partitë politike shqiptare dhe besoj se shumë shpejtë do të jetë i dukshëm ndryshimi në aspekt pozitiv sa i përket misionit të tyre .