I presin 2 milionë euro, por morën 5 mijë denarë/ Transportuesit privatë paralajmërojnë sërish protesta në Shkup

Picture of designer@fetishimedia.ch

30/01/2023

Sot transportuesit privatë paralajmërojnë protestë para selisë së NQP Shkup në Avtokomanda. Sipas informacioneve të Telma-s, ata do të protestojnë para ndërtesës administrative të kompanisë dhe do të kërkojnë paratë e tyre, pasi siç thonë ata kanë transferuar vetëm 5 mijë denarë.

Transporti publik në Shkup tashmë tre muaj është në kolaps, autobusët janë reduktuar dhe kur arrijnë në stacion janë të mbingarkuar. Pasi transportuesit privatë kanë ndërprerë lëvizjen për shkak se nuk u është paguar borxhi prej 1.5 milionë eurosh, në rrugë nuk ka mjaft autobusë, ndaj pasagjerët qëndrojnë me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Në mëngjes dhe pasdite autobusët janë të mbingarkuar, qytetarët nuk mund të hipin dhe të presin autobus tjetër që po ashtu është plot. Vonë në punë, shkollë, për kontroll mjekësor dhe pasdite qytetarët nuk mund të kthehen në shtëpi.

Kryetarja Arsovska si kandidate e OBRM-PDUKM-së fitoi zgjedhjet me premtimin për transport publik të shpejtë, efikas dhe falas, si dhe me blerjen e 250 autobusëve ekologjikë. Në vitin e parë të mandatit, jo vetëm që nuk e realizoi këtë premtim, por kolapsoi transporti publik në qytet, dhe për herë të parë në histori, Shkupi mbeti një ditë pa të pasi shoferët e NTP “Shkupi” nuk qarkulluan sepse nuk ishin paguar.

Kryetarja e qytetit nuk shfaq asnjë shqetësim për mungesën e autobusëve, madje këmbëngul që transporti funksionon normalisht, ndërsa këtë situatë e vuajnë qytetarët, të cilët përballen me pritje të gjata në stacione dhe vonesa të vazhdueshme, për çka nuk mban askush përgjegjësi.

Arsovska muajin e kaluar i ndërpreu kontratat me dy kompanitë private të transportit “Sloboda prevoz” dhe “Makespres”, pas së cilës ata protestuan dhe bllokuan qytetin. Me ndërprerjen e kontratave, në rrugë nuk ka mjaftueshëm autobusë dhe NTP “Shkup” funksionon me orar të reduktuar.

TË FUNDIT

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Janevska: Inspektorati do të zbardh të gjitha zhvillimet në shkollën e Çellopekit

Sllovenia, destinacioni më i shpeshtë për punëtorët e vendit

ESHS: Në tremujorin e tretë të këtij viti janë regjistruar 10 mijë vende të lira pune

VLEN: BDI vitin e kaluar e shkarkoi, sot e qanë Vesna Damevën

Propozohet rritja e moshës për daljen në pension

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË