“Unë kërkoj drejtësi. Pse të rrije djali në burg pa faj, pse me humb jetën për një që kanë dalë ta mbysin. Nuk e di si të them, kjo është, ai e ka mbrojtur vetën, secili duhet ta mbroj veten….”.
Këto janë fjalët e gjyshit të Naser Eshtrefit, që u gjykua për vrasjen e maturantit Angell Petkovskit në Gjorçe Petrov, me 14 vjet burg.
Gjyshi Ilmiu, në prononcimin për Televizionin Shenja thotë se po bëhen 8 vjet që po tenton të kërkojë drejtësi për djalin, pasi gjykata nuk ka marrë parasysh se djali i tij Naseri, paraprakisht ka qenë i rrahur nga dy personat e etnitetit maqedonas Angelli që tash nuk jeton më dhe babai i tij Sasho Petkovski.
Rasti i tyre tash është në rigjykim, pasi Supremja kishte konstatuar se në bazë të provave tek i akuzuari ka pasur afekt të fuqishëm dhe reagim në afekt deri tek momenti i shpërthimit me thikë, gjegjësisht kur Angelli dhe Sasho i ka prerë rrugën tek ura që çon në Saraj që i akuzuari të mos ju ikë. Mirëpo, Gjykata e Shkallës së parë dhe të dytë, kanë vepruar si të parën herë dhe kanë konstatuar se vrasja ka ndodhur me qëllim dhe jo në vetëmbrojtje.
Ilmiu citon fjalët e nipit të tij, që i ka thënë para gjykatës se ai ka qenë i rrahur, për çka ata kanë edhe prova dhe fotografi që e dëshmojnë të njëjtën. Madje tregon se incizimiet e spitalit që gjendet në atë lokacion, janë të prera dhe nuk e tregojnë të gjithë ngjarjen, sepse përndryshe, siç thotë do të shihej e gjithë e vërteta. Në gjykimin fillestar Eshtrefi ishte dënuar me 14 vjet burg, ndërsa gjatë rigjykimit me 13.
Gjykata e shkallës së parë dhe të dytë, i ka hedhur poshtë deklaratat e Naserit dhe mbrojtjes së tij, se Angeli dhe Sasho Petkovski e kanë rrahur atë, para se ai ta therr me thikë Angelin. Pavarësisht se nuk është gjetur thika, gjykata për këtë thotë se thikën e ka nxjerrë Naseri, gjegjësisht ashtu siç ka dëshmuar Sasho Petkovski. Kjo lë të nënkuptohet që Gjykata e ka pranuar versionin e Prokurorisë dhe të dëmtuarve të cilat kanë deklaruar se thika ka qenë e Naserit, pavarësisht se ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë. /Shenja.tv