I riu nga Shkupi transportonte 11 emigrantë në një veturë me targa të Zvicrës, arrestohet nga policia

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Prill, 2023

MPB bën të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka arrestuar një 22-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti është kapur duke transportuar ilegalisht 11 emigrantë, përcjell TV21. I riu nga Shkupi ka thyer traun e pikës pagesore në tentim për t’i ikur policisë, por që nuk ka arritur të arratiset.

“Sot (16.04.2023) rreth orës 06:10 në autostradën Gjevgjeli – Shkup, në afërsi të pikë pagesës në Demir Kapi, policët e stacionit policor të pikës kufitare “Bogorodicë” dhe stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Mihajllovë” kanë privuar nga liria I.B.(22). nga Shkupi. Gjatë kontrollit, në automjetin tip Audi me targa zvicerane, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 11 emigrantë nga Siria, disa prej tyre të mitur. Gjegjësisht, paraprakisht më herët ai nuk është ndalur në shenjë ndalimi, ka vazhduar lëvizjen dhe me veturën e tij ka thyer traun e pikës së pagesës. Pas marrjes së masave automjeti është ndalur ndërsa më pas I.B. tentoi të arratisej, por u kap dhe u ndalua”, thonë nga MPB.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ