I sëmuri mendor godet me thikë shqiptarin! Policia niset në vendngjarje dhe pëson aksident

0

Një 53-vjeçar është qëlluar me thikë nga një person me probleme mendore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 9 të qytetit të Durrësit. Mësohet se i plagosur u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia teksa ishte nisur për në vendngjarje me motor është përplasur me një automjet që drejtohej nga 45-vjeçari E.Sh.

Punonjësit e policisë janë transportuar në spital ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm. Lidhur me ngjarjen është shoqëruar drejtuesi i mjetit, i cili po mbahet në komisariatin e Durrësit.

Po ashtu, u bë e mundur dhe shoqërimi i autorit të plagosjes, i cili po merret në pyetje për të zbuluar rrethanat e plota të plagosjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.04.2019, rreth orës 19:00, në lagjen Nr. 9, shtetasi I.P., 50 vjeç, i sëmurë me probleme mendore, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin R.S., 53 vjeç , i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë rrugës një patrullë e Policisë që qarkullonte me motorr është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.Sh., 45 vjeç.

Punonjësit e Policisë u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë u kap dhe shoqërua në Komisariat autori i dyshuar i plagosjes me thikë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./