I shitet serbit për 3 mijë euro një vajzë shqiptare

Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana.

Në këtë zonë serbe, theksojnë mediet, nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tashti, siç thuhet, mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare, përcjell Bota Sot.

Predragu ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për t’ia gjetur nusen, ndërsa për tri herë me radhë ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij, me të cilin kanë bërë dasmë./BotaSot