I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, kapet në Morinë 25 vjeçari nga Kosova

Picture of designer@fetishimedia.ch

16/01/2023

Një 25 vjeçar nga Kosova është ndaluar në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Policia njofton se i riu me inicialet J. D, banues në Fushë Kosovë kërkohej për veprën penale “Mashtrim i Rëndë” . Sipas policisë, 25 vjeçari pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

“Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

J. D., 25 vjeç, banues në Fushë Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Bambergut, Gjermani, me vendimin e datës 14.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.”, njofton policia.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË