Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Ervin Gonxhi, i ftuar në “Shqipëria Live” tregoi momentin kur Erjola Doçi ndihej keq gjatë spektaklit të kaluar.
“Më thoshte nuk jam mirë. Unë i tregova një gjë gjatë Prime, i thashë mundohu ta thuash. Ishte një citim nga Kurani. Fatmirësisht, u bë mirë”, tha ai.
Dy ditë më parë, Erjola shpërtheu në lot brenda shtëpisë së “BBV” dhe u shpreh se ka njerëz që duan t’i bëjnë keq.